E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi merr detyrën e U.D të presidentit

02-04-2011 / Gazeta 55

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Jakup Krasniqi sot ka marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.
 

Pritej që ditën e sotme të mbahej një ceremoni, kjo për dorëzimin e detyrës nga presidenti i shpallur në mënyrë jo kushtetuese, Behxhet Pacolli, dhe pranimi i saj nga ana e kryeparlamentarit Krasniqi, por kjo ceremoni nuk u mbajt për shkaqe teknike, ka njoftuar Presidenca gjatë ditës së djeshme, sipas së cilës pranim-dorëzimi do të bëhet të hënën.
 

Sipas mediave kosovare, ka shume mundësi që ky pranim-dorëzim teknik të mos bëhet as ditën e hënë, pasi Gjykata e ka shpallur jo kushtetuese zgjedhjen e Pacollit president, nga ana e Kuvendit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›