E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre pika nga SHBA

Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit te SHBA Tomas Kantrimen

shte dicka e mrekullueshme te jem perseri ne Shqiperi sidomos ne nje dite te bukur pranvere. Nuk kam ne plan tju mbaj nje fjalim te gjate sot. Dua vetem te ve ne dukje tri pika te rendesishme

Nga Tomas Kantrimen

Zevendes Ndihmes Sekretarit te Shtetit te SHBA

Se pari Shtetet e Bashkuara vazhdojne te bashkerendojne shume ngushte me Bashkimin Europian dhe me OSBE-ne sepse bashkendajme te njejten shprese per te ardhmen e Shqiperise. Sic na kujtoi te gjitheve vizita e Komisionerit Fyle e ardhmja e Shqiperise eshte ne Bashkimin Europian dhe shpresoj qe te gjithe shqiptaret do te mbajne parasysh qe pikerisht kjo eshte ceshtja dhe sfida me e madhe me e madhe edhe se zgjedhjet qe po vijne muajin tjeter.

Suksesi i ketyre zgjedhjeve mund te pershpejtoje ose mungesa e suksesit mund ta ngadalesoje procesin e anetaresimit ne BE. shte e kuptueshme qe duam te shohim nje pershpejtim kjo eshte ajo qe meriton populli shqiptar. Kjo me sjell ne piken e dyte qe dua te ve ne dukje.

Sic e kam thene edhe me pare keto zgjedhje per qeverisjen vendore nuk i perkasin partive politike i perkasin popullit shqiptar. Shqiptaret duhet te marrin pronesine e ketyre zgjedhjeve duke marre pjese ne to duke kembengulur per nje fushate te paster si edhe duke ofruar vezhgues te pavarur vendas.

Gjithashtu njerezit duhet te kembengulin dhe te presin nga partite te respektojne nevojen per nje mekanizem te paster per te zgjidhur cfaredo mosmarreveshjeje qe mund te linde diten e zgjedhjeve.

Pika e trete shume shkurt eshte qe Shtetet e Bashkuara vazhdojne te kembengulin ne respektin per institucionet e pavarura te Shqiperise sipas Kushtetutes se Shqiperise. Ketu perfshihet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pse ky nuk eshte nje institucion i pavarur ne po ate menyre si edhe Prokuroria e Pergjithshme.

U takova me Z. Ristani sot. Se pari theksova qe Komisioni duhet te jete i drejte dhe objektiv si dhe transparent ne te gjitha vendimet e tij. Se dyti qe presim nga te gjithe anetaret e Komisionit qe te respektojne detyrimin e tyre per te marre pjese ne punen e Komisionit. Dhe se treti qe SHBA ashtu si dhe BE dhe OSBE respektojne rolin e Komisionit per te vendosur standardet per zgjedhje te drejta dhe per zgjidhje te drejte te cfaredo mosmarreveshjesh.

Keto jane tri pikat e mia kryesore.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›