Te ruajme Sabri Godon
E kemi per detyre ti ruajme terbijetin zotit Godo
Nga Av. Idajet Beqiri
Masmediat elektronike e kane filluar me nje egersi te pa pare fushaten elektorale te 8 majit per zgjedhjen e pushtetit vendor. Qeveria i ka rreshtuar haptazi ne llogoren e luftimit masmediat e saj te blera apo te dhunuara me forcen e pushtetit duke u dhene urdhrin e prere qe edhe me menyre dhe mjet te paskrupullta te behen vegla qorre ndihmuese per te dhunuar vullnetin e votuesve shqiptare.
Tashme shqiptaret anekend hapesirave shqiptare brenda Shqiperise ne Kosove ne IRJM ne Presheve-Bujanoc-Medvegje ne Ulqine Plave Guci e kudo ne diasporen shqiptare me shtrirje gjithe boterore e dine qe shume televizione private dhe ai shteteror jane dhe komandohen vetem nga nje parti dhe nga nje person nga PD-ja dhe nga Doktor Zhivago.
Keto masmedia elektronike e kane lene menjan etiken i kane hedhur pas kraheve principet ligjore dhe morale pergjegjshmerine demokratike ndaj qytetareve te vendit te vet mbi bazen e te cilave duhet te funksionoje dhe veproje nje dhe sulmojne sugjestionojne terrorizojne dhe i shpallin te pa denje qytetaret e tjere te ketij vendi te cilet per nga numri duke llogaritur edhe bojkotuesit e zgjedhjeve perbejne afro 70 per qind te shqiptareve.
Pameshirshmeria e ketyre masmediave per ti sherbyer pushtetit me cdo mjet e menyre arrin deri aty sa nuk kursen edhe disa vlera te rralla qe jane krijuar me aq veshtiresi gjate ketyre 20 vjeteve pluralizem megjithese jo plotesisht qelibare.
Nisur nga kendveshtrimi i mesiperm skemi perse te mos e konsiderojme si vlere Zotin Sabri Godo shkrimtarin historianin atdhetarin por edhe politikanin qe me gjithe se u pozicionua ne krahun e djathte te politikes ne momente te rendesishme te jetes 20 vjecare politike ka dhene kontributin e tij te vleresueshem qe u ka sherbyer jo vetem te dy kraheve te politikes shqiptare por mbi te gjitha popullit shqiptar. Ne saj te kontributit personal te z. Godo e kemi sot vendin me Kushtetute. Po ne saj te qendrimeve dhe nderhyrjeve ne kohe te z. Godo kemi vene re nje frenim te revanshit te Doktor Zhivagos nje stepje te mesymjes shoviniste nga Jugu dhe Veriu i vendit nje gjallerim te vetdijes kombetare kunder shqipfolesve qe hane buken e shqiptarit dhe bejne kryqin e grekut dhe te serbit.
Vlera te tilla duhet ti shtojme. Por pikesepari duhet ti ruajme e te mos i keqperdorim. Aq me shume kur mosha bene te veten dhe freskia mendore nuk mund te qendroje ne menyre te njetrajtshme si kur je 60 vjec si kur behesh 85 vjec
Te veprosh ndryshe domethene te shperdorosh emrin dhe vepren e nje vlere kombetare per interesa meskine ne nje fushate elektorale ku tifozeria e semure e Doktor Zhivagos eshte e gatshme te beje lolo gjithcka dhe cdo gje nuk eshte as morale as ligjore por as shqiptare.
Per fatin e keq keta tifoze ne kete kohe fushate elektorale nisur nga sllogani i pameshirshem qellimi justifikon mjetin po hedhin ne treg duke i shitur shume lire disa prej vlerave te pakta te krijuara me kaq veshtiresi gjate ketyre 20 vjeteve.
Nje mamarak ne TV UFO per qellime elektorale qe cojne uje vetem ne mullirin e PD-se e detyroi Zotin Sabri Godo dhe terbijetin e tij te respektuar ti bashkohet tifozerise se Doktorr Zhivagos. Zoti Godo ky burre me terbijet deklaron se gruaja e tij ne zgjedhjet e kaluara ka votuar per Edi Ramen ndersa ne 8 mai 2011 do te votoi per Lul Bashen. E madje Zoti Godo ne pergjigje te pyetjes provokuese te mamarakut te UFO-s i cili ia shperdoron vleren thote me krenari se do e konsideronte nder te ishte ne ekipin elektoral te Lul Bashes
Kete deklarim mund ta bente gjithkush sepse ne fund te fundit do ti thoshin kaq di kaq thote kaq bene Por kur keto thenje vihen ne gojen e nje vlere sikurse eshte zoti Godo jo vetem qe tingellojne keq por i bejne vendit dhe politikes ne Shqiperi keq e ne fund te fundit e rrenojne edhe vet vleren qe ka Zoti Godo.
Nuk mund te besh tifozeri per Lul Bashen sepse ne fund te fundit ai ishte Minister i Jashtem i Shqiperise kur u tradhtua hapur Shqiperia dhe ceshtja kombetare shqiptare duke u bere ajo marreveshje famekeqe qe u falte grekeve pjese te atdheut e madje pjesen me te majme te vendit Detin Jone.
Minister i Puneve Publike ishte ky Lul Basha kur u hodh ne ere mbikalimi te Zogu i ZI duke varrosur aty miliardat e lekeve qe u hodhen per ndertimin e tij dhe qe tashme Tirana dhe gjithe drejtuesit e automjeteve qe hyjne e dalin ne Tirane mallkojne cdo dite egoizmin e shfrenuar te Doktorr Zhivagos aq stresante eshte bere qarkullimi i mjeteve ne kete segment te deformuar rrugor
Minister i Puneve Publike ishte ky Lul Basha dhe qe e la Jugun e Shqiperise me rruget si ne mesjete e qe i filloi te gjitha por ua dha ne forme pikatore fondet rruges Levan-Tepelene Levan- Vlore e qe e degjeneroi fare segmentin Ura e Kardhiqit-Delvine. Te gjitha te bere me nje mellef te paspjegushem vetem e vetem per ti plotesuar deshirat Doktorr Zhivagos per ta ndare Shqiperine Shkumbin e Posht
E po ky ish-minister i puneve publike me emrin Lul Basha ne emer te patriotizmit i futi shqiptaret ne borxh te perjetshem vetem e vetem se e nxorri koston e rruges Durres-Morine 4 here me shume dhe nuk u la asnje gjurem zhdukjes se 300 milion eurove qe u futen ne xhepat e pafund te njerezve te Doktorr Zhivagos Ky Lul Basha ne vend qe ti thoshte Partise se tij dhe mazhorances parlamentare te tij qe ti hiqnin imunitetin dhe te hetohej e gjykohej per kete afere te rende korruptive me imunitetin e ministrit e mbuloi aferen duke hedhur pas kraheve parimin para ligjit te gjithe te barabarte
Nuk u mjaftua me kaq por ne detyren e ministrit te brendshem ky Lul Basha nje demonstrate te opozites e gjakosi me 4 te vrare te pafajshem sikur te ishin kumbulla Serbie e jo gjak shqiptari Ku eshte pare ku eshte degjuar dhe ne cilin moral e ligj do mbeshtetej kandidimi per kryebashkiak te kryeqytetit te vendit te nje njeriu me kaq shume bema te renda e per me keq kur e skuq me gjak bulevardin kryesor te kryeqytetit vetem e vetem se te thone me trego ku eshte vota ime se ne radhe te pare jam une sovrani popull pastaj vijne te tjerat
Per keto dhe nje mije arsye te tjera Zoti Godo dhe godot e tjere te ketij vendi duhet ta ruajne veten dhe vleren e tyre por qe duhet ti ruaje edhe e gjithe shoqeria sepse ne fund te fundit keto vlera nuk jane te vetvetes. Aq me shume qe edhe Doktorr Zhivago nuk eshte i vetvetes
Opinionet e shprehura jane qendrim personal i autorit
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme