Kosova zgjedhje te reja apo president te ri

Nga Armand Shkullaku
Gjykata Kushtetuese e Kosoves ka mbyllur nje gjykim te parevokueshem por ka hapur nje debat te madh lidhur me argumentimin e vendimit te saj qe e ben nul zgjedhjen e Presidentit te vendit. Sipas kesaj gjykate Kosova sot nuk ka nje President pasi ai qe u betua me 22 shkurt perpara Kuvendit eshte i pavlefshem per dy arsye ne votim nuk kane qene te pranishem dy te tretat e deputeteve dhe ne gare ka marre pjese nje kandidat i vetem zoti Behgjet Pacolli.
Te shumte jane ata qe e kane pershendetur kete vendim te Kushtetueses duke theksuar edhe njehere pavaresine e saj nga politika perkatesisht nga koalicioni qeveritar. shte e vertete se Gjykata Kushtetuese e Kosoves ende ne fillimet e saj ka treguar autoritet dhe pavaresi ne shume vendime. Ajo rrezoi presidentin Sejdiu qe ushtronte njekohesisht dy funksione coi ne zgjedhje te parakohshme kunder deshires se kryeministrit Thaci komunen e Rahovecit vendosi ne favor te pakicave per emblemen e Prizrenit etj.
Edhe vendimi i saj i fundit mund te futet ne kete varg aktesh indipendente e te guximshme persa kohe shkon kunder interesave te koalicionit qeveritar dhe i jep te drejte opozites. Fale nje kulture politike jo shume normale per rajonin te gjithe faktoret ne Prishtine shfaqen bindje dhe respekt ndaj vendimit ne fjale te Kushtetueses. Vete zoti Pacolli kryeministri Thaci dhe drejtuesit e Kuvendit nuk e kundershtuan ate. Por pavaresisht obligimit per te respektuar nje vendim te Gjykates Kushtetuese shpallja jo kushtetuese e zgjedhjes se Presidentit ne seancen parlamentare te 22 shkurtit ngre shume pikepyetje. Ne radhe te pare duket sikur interpretuesit me te larte te Kushtetutes kane qene me te ndjeshem ndaj ruajtjes se profilit te tyre indipendentist sesa te kujdesit ndaj frymes se ligjit themelor te shtetit. Gjykata Kushtetuese e Kosoves duke shenuar nje rast te rralle ne rrezimin e dy presidenteve brenda 6 muajsh kete here ka lene pa rrugedalje krizen presidenciale. Pas ketij vendimi shtrohet pyetja se a ka patur President Kosova nga data 22 shkurt e deri me sot. Nese ka patur ai nuk mund te shkarkohet dot sepse personalisht nuk e ka shkelur Kushtetuten nuk eshte i paafte fizikisht dhe nuk eshte denuar per kryerjen e nje krimi te rende. Nese nuk ka patur pra ne rastin kur zgjedhja e tij quhet nul atehere Kuvendi duhet te shperndahet dhe brenda 45 diteve te shkohet ne zgjedhje. Vendimi i Kushtetueses nuk e percakton rrugen qe duhet ndjekur nderkohe qe Kushtetuta thote qarte se nese Kuvendi nuk arrin qe as ne raundin e trete te zgjedhe Presidentin e Republikes atehere ai shperndahet dhe shkohet ne zgjedhje. Sipas Gjykates Parlamenti i Kosoves nuk e ka zgjedhur Presidentin sepse qe ne raundin e pare ne gare eshte paraqitur vetem nje kandidat dhe ne salle kane qene me pak se dy te tretat e deputeteve per rrjedhoje procesi i mepasem ka qene i pavlefshem.
Nisur nga nje logjike formale Gjykates Kushtetuese mund te mos i interesoje se cfare ben Kuvendi shperndahet mblidhet shkarkon apo zgjedh President tjeter. Ajo prononcohet vetem kur prane saj paraqitet nje ankese dhe ne rastin konkret ka dhene vendimin perkates. Por kjo Gjykate nuk mund te veproje ne kushte laboratorike ajo duhet te kete parasysh frymen e Kushtetutes dhe bazen politike mbi te cilen funksionon nje demokraci parlamentare.
Fryma e Kushtetutes eshte qe vendi nuk shkon ne krize parlamentare per shkak te zgjedhjes se Presidentit qe me shume eshte figure simbolike sesa ka fuqi ekzekutive. Pikerisht per kete arsye ajo i jep mundesine nje mazhorance te caktuar politike qe ta zgjedhe edhe me 50-1 te votave kreun e shtetit. E nese nje shumice nuk arrin te garantoje as keto vota ajo nuk mundet as te qeverise dhe shkuarja ne zgjedhje eshte e pashmangshme. Votimi me dy te tretat eshte me teper nje mundesi per ti dhene autoritet me te madh kreut te shtetit si figure unifikuese por jo obligim pasi ne fund te fundit ekziston votimi me shumice te thjeshte. eshtja nuk do te duhej te shtrohej per dy votimet e para me 22 shkurt pasi ato nuk prodhuan asnje President por per votimin e trete. Per dy raundet e para ne nenin 86 nuk thuhet se ne salle duhet te jene te pranishem jo me pak se dy te tretat. Kjo shifer eshte morale ne mbeshtetjen per Presidentin perderisa ai e ka mundesine te zgjidhet edhe me shumice te thjeshte. Kushtetuta me kete formulim nuk deshiron qe vendi te shkoje ne zgjedhje sa here nuk do te mblidheshin bashke ne salle dy te tretat e deputeteve.
Dhe askush pavaresisht interpretimit moralist te Kushtetueses per detyrimet e deputetit nuk mund ti detyroje deputetet te rrine ne salle kunder deshires se tyre. Pra kushti i dy te tretave vetem bllokon procesin dhe con ne krize pasi nuk eshte percaktues per Presidentin i cili e ka shansin te zgjidhet edhe me 50-1. Fryma kushtetuese dhe funksionimi normal i nje demokracie i japin shansin te qeverise nje mazhorance qe ka shumicen ne Parlament pa e penalizuar per zgjedhjen e nje Presidenti pa kompetenca te forta. Edhe interpretimi i Kushtetueses per pjesemarrjen e jo me pak se dy kandidateve ne garen presidenciale eshte bere ne kendveshtrimin e pavlefshmerise se procesit te 22 shkurtit.
Kushtetuta nuk e thote qarte se ne votim duhet te paraqiten te pakten dy kandidate dhe ne kete rast Gjykata mund te vendoste pro ose kunder. Por nisur nga interpretimi qe iu be pjesemarrjes se dy te tretave ne votim edhe vendimi se zgjedhja e Presidentit eshte jo kushtetuese per shkak te kandidimit te nje personi te vetem shkon ne te njejten logjike te Gjykates. Sot vendi ndodhet ne nje udhekryq juridik per te cilin Gjykata Kushtetuese duhej te kishte dhene disa shenja orientimi. Me gjase Kuvendi do te mblidhet per te zgjedhur nje President te ri apo per te rizgjedhur zotin Pacolli. Me siguri do te gjendet dhe nje kandidat i dyte dhe do te tentohet kompromisi per te siguruar dy te tretat qe Kushtetuesja i beri obligative. Por a ka legjitimitet ky Parlament ta beje kete pasi ka deshtuar me pare ne zgjedhjen e Presidentit Po nese nuk arrihet prania e dy te tretave ne salle a duhet te shkoje vendi ne zgjedhje per mungese pranie apo per moszgjedhje te Presidentit A ka kuptim zgjedhja ne raundin e trete me shumice te thjeshte nese nuk behen dy te tretat ne dy raundet e para
Keto dhe shume pyetje te tjera nuk marrin pergjigje nga vendimi i Gjykates Kushtetuese. Ajo kete here ka bere nje interpretim qe sigurisht nuk mund te kontestohet por qe ka lene hapur dhjetera interpretime te tjera. Do te kishte qene mire qe nisur nga ky rast te vihej dore ne tekstin e ligjit themelor te shtetit qe gjerat te thuhen qarte e pa ekuivoke. Kushtetuesja ndoshta duhet te mendoje edhe per gjera me te thjeshta karshi joshjes per vendime te forta.
Gazeta Mapo
Lajme te ngjashmeTopi Presidenti te zgjidhet direkt nga populli Pacolli takon Haxhinaston Pacolli Te nise sa me pare ndryshimi i KushtetutesBerisha uron Pacollin Bashkepunim vellazeror Ambasada e SHBA Deputetet e Kosoves te respektojne Kushtetuesen LidhjeArmand Shkullaku Gjykata Kushtetuese Kosova Pacolli presidenti