E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi në Londër dhe Belfast

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi do të marrë pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare Parlamentare mbi ndërtimin e paqes: “Marrja me çështjen e brishtësisë shtetërore”, që do të mbahet nga 1 deri më 5 shkurt në Londër dhe Belfast.

Sipas një komunikate për media të Zyrës për Informim të Kuvendit, Krasniqi në këtë Konferencë do të marrë pjesë me ftesë të shoqatës parlamentare të Commonwealthit Britanik.

“Përveç pjesëmarrjes në punimet e Konferencës, kryetari i Kuvendit do të ketë takim zyrtar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, John Bercow dhe me kryetarin e Kuvendit të Irlandës Veriore, William Hay”, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›