E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, Rama: Po, nëse presidenti ul palët, bojkotin e shkaktoi Berisha

Tiranë, 29 janar NOA Kryetari i Partisë
Socialiste, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga zyra e tij në
selinë rozë ku u shpreh se ëstë i gatshëm të nisë dialogun nëse presidenti
angazhohet të ulë palët në tryezë.

Më tej Rama deklaroi se duhet të ketë një
marrëveshje të negociuar.

Publikisht i them Sali Berishës të mos
investojë më për baltë mediatike dhe për blerje të deputetëve opozitarë nuk e
shpëtojmë dot delegacionet e spocorizuara tha Rama.

Kreu i socialisteve tha se e ai lufton për hir
të interesave të publikut.

Rama bërë thirrje kryeministrit Berisha të
angazhohet për dialog duke mos u fshehur

tek lojrat e fjalëve. Rama tha gjithashtu se
opozita mbështet rezolutën e Asamblesë     
Parlamentare të Këshillit të Evropës duke theksuar se ndërkombëtarët
ashtu si edhe opozita theksuan se Shqipëria është në krizë të thellë politike.

Më tej kreu i opozitës e ka cilësuar bojkotin
si një gjë jot ë mirë por theksoi se ai është i vetmi ilaçi hidhur që ika
mbetur që PS-ja të mos të lejojë që gangrena e zgjedhjeve ta

paralizojë.

Sipas tij bojkotin e shkaktoi Berisha dhe vetëm
ai mund ta ndalë atë.

k.k./NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›