Krasniqi ne kerkim, nuk jep parate e shtepise
TIRANE - Blen shtepine por nuk i jep parate. Muhamet Krasniqi, 51 vjec, eshte shpallur ne kerkim nga policia e Kavajes, pasi ndaj tij nje qytetare ka bere denoncim ndaj tij, pasi e ka mashtruar me parate e shtepise qe i kishte shitur. Sipas denoncimit 51-vjecari Krasniqi ka blere nje apartament 1 plus 1 ne Golem per shumen e 16500 eurosh, te cilat kishte premtuar ti kthente dicka qe nuk e kishte bere. Por pas kalimit te disa koheve ai nuk i kishte kthyer shumen, gje qe ka bere qe ai te denoncohet dhe te filloje procedimi penal ndaj tij, per akuzen e "mashtrimit". Pas denoncimit te bere, policia ka nisur hetimet, nderkohe qe sipas burimeve zyrtare eshte duke u punuar per prangosjen e tij, pasi ne adresen e dhene me pare nuk eshte gjetur.