E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen 5 vjedhje, te 11-vjecarit Markeljan C.

TIRANE - Pese vjedhjeve u eshte gjetur autori. Nje dite me pare, policia e kryeqytetit ka bere te ditur se ka zbuluar autorin e vjedhjeve te ndodhura ne ditet e fundit. Sipas burimeve zyrtare, autori i ketyre ngjarjeve eshte Markeljan C., 11vjec. I mituri dyshohet se ka vjedhur portofolin e nje qytetari, ku ndodheshin 10 mije leke, leternjoftimin dhe karta e "Raiffeisen Bank". Gjithashtu, ai dy dite me pare, rreth ores 14:00, sipas policise ka vjedhur nje portofol me shumen e parave 6 mije lekesh, nje celular tip "Motorola" dhe disa sende te tjera. Me 2 prill, ai ka vjedhur motocikleten tip "Papaq", 120 kubik, ku ndodhej shuma e 500 lekesh. Me 1 prill, ai ka vjedhur perseri nje motociklete tip "Papaq" 125 kubik, ne rrugen "Aleksander Moisiu", qe e kishte shitur personave te panjohur ne shumen 12 mije lekesh. Sipas policise, me date 6 prill 2008, ka vjedhur shumen e parave prej 350 euro, ne banesen e nje qytetari. Per te gjitha keto raste dosjet i kane kaluar Prokurorise se Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›