E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi ngushëlloi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Andre Flahaut, me rastin e aksidentit të autobusit që ndodhi në Zvicër, ku kanë humbur jetën 28 qytetarë.

“I nderuar z. kryetar, me keqardhje të thellë mësuam lajmin për aksidentin tragjik në Zvicër, ku humbën jetën 28 persona, nga të cilët 22 ishin nxënës.

Nëpërmjet kësaj letre dua t’ju siguroj se institucionet dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rëndë këtë tragjedi.

Duke ndarë dhembjen bashkë me ju shkëlqesi, me familjarët që humbën më të dashurit e tyre dhe gjithë popullin belg, në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh dhembjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta.

Ju lutem shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në telegramin ngushëllues.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›