Sheshel: Nikoliqi dhe Vuçiqi do ta pranojnë Kosovën

Lideri i radikalëve serb, Voisllav Sheshel, i akuzuar nga Haga për krime lufte, në fjalën e tij përfundimtare gjatë këtij gjykimi që po vazhdon në këtë tribunal, ka thënë se zyrtarët më të lartë të Partisë Përparimtare Serbe (PPS) Tomisllav Nikoliqin dhe Aleksandër Vuçiqin se do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.
Sheshili gjatë ditës së djeshme ka thënë se Nikoliqi dhe Vuçiqi, të cilët para themelimit të PPS-së, kanë qenë zyrtarë të lartë të PRS, do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.
“Nikoliqi dhe Vuçiqi do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Pushteti aktual nuk është i gatshëm deri në fund të tradhtojë, ndërsa ata po”, ka thënë lideri i radikalëve, i cili i ka akuzuar ish-bashkëpartiakët se po marrin pjesë në shkatërrimin e PRS me ndihmën e raportuesit dhe deputetit francez, Andro Dazhan.