E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi ngushëllon kryeparlamentarin maqedonas

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski me rastin e vdekjes së ish presidentit maqedonas, Kiro Gligorov.

Në telegramin ngushëllues Krasniqi ka thënë se me keqardhje të thellë ka mësuar lajmin për vdekjen e ish-presidentit, Kiro Gligorov.

“Vdekja e ish presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë është humbje e një personaliteti i cili kontribuoi aq shumë për transicionin demokratik të vendit të vet. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjes së z.Gligorov dhe gjithë popullit të Maqedonisë ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›