E Diel, 1 Nëntor 2026

Muja dhe pesë zyrtarët e tjerë deklarohen të pafajshëm

(E plotësuar) Kryeteari i Prizrenit dhe pesë zyrtarët e tjerë në seancën fillestare gjyqësore janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuria Themelore e Pizrenit. Seanca gjyqësore në këto momente ende është duke vazhduar. Edhe avokatët kanë kundërshtuar aktakuzën duke deklaruar se klientët e tyre janë të pafajshëm.

............................

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarët e tij janë paraqit në Gjykatën Themelore në Prizren. Muja dhe drejtorët e tij, në këto çaste, janë ulë në bankën e të akuzuarit, transmeton PrizrenPress.

Seanca ndaj tyre ka nisur rreth orës 13:00

Një prokuror i EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin - drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn - ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin - ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin - drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin - drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›