E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Clasico nuk e vendos titullin

Mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos ka deklaruar se titulli në La Liga nuk do të vendoset edhe nëse skuadra humb në udhëtim te Barcelona në fundjavë.

Kampioni në fuqi gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë, tetë pikë prapa rivalit Barcelona. Por, Ramos beson se Reali ka ende kohë të rikthehet në garë për titull.

“Edhe nëse humbin në El Clasico, liga nuk do të vendoset. 11 pikë do të jenë shumë. Por, edhe në të kaluarën ka ndodhur që janë kompensuar disavantazhe edhe më të mëdha”, deklaroi Ramos për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›