E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajoni i Ballkanit në situatë të vështirë energjetike

TIRANE-Temperaturat e ulta dhe përkeqësimi i kushteve të motit në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë, ka rritur konsumin e energjisë elektrike në të gjithë këto vende. Në këto kushte, ato kanë marrë masa drastike për ndalimin e eksportit dhe tranzitimit të energjisë elektrike për vendet importuese në këtë periudhë.

Konkretisht, Bullgaria, Bosnja Hercogovina dhe Rumania, të cilat janë vende eksportuese të energjisë elektrike e kanë pezulluar eksportin drejt vendeve të tjera duke e përdorur energjinë e prodhuar në vend për të mbuluar kërkesat e brendshme.

Ministri i Ekonomise dhe Energjitikes së Bullgarisë ka deklaruar se Bullgaria ka ndaluar eksportin e energjise elektrike për arsye të pamundesisë për të garantuar furnizimin vendas.
Shkak për këtë janë bërë kushtet e rënda te motit. Bullgaria eksporton rreth 1.000 megavat per vendet fqinje si Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Serbia. Gjithashtu ministri deklaroj se ky eksport do te behet zero sepse temperaturat kanë rënë deri ne 29 grade minus. Kushtet e rënda të motit ka shkaktuar probleme edhe në impiantet gjeneruese të këtij vendi, pasi ka patur rrëshqitje dheu dhe eshte nderprer furnizimi me qymyr ne keto impiante gjeneruese.
E njëjta situatë është reflektuar edhe në vendet si Rumunia, Bosnja Hercogovina të cilat janë eksportuese të energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa qeveria e Serbisë, sistemi transmetues i të cilës ka një pozicion kyç dhe kryesor në transmetimin/tranzitimin e energjisë elektrike në drejtim të vendit tonë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit te Zi, ka vendosur që per shkak te shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme ne kete vend për periudhën 12 – 29 Shkurt 2012 të ndalojë daljen/tranzitimin e energjisë elektrike nga sistemi i transmetimit të Serbisë në drejtim të sistemeve të vendeve të tjera. i gjithë kapaciteti trasmetues i këtij vendi do të vihet në dispozicion te EMS (Korporates Eleketroenergjitike Serbe) per mbulimin e konsumit vendas. Ky vendim i qeverise se Serbise vështirëson importin e energjisë elektrike per te gjithe vendet importuese te rajonit.
Pra, aktualisht rajoni i Ballkanit është duke u përballur me vështirësi serioze përsa i përket prodhimit, trasmetimit dhe furnizimit me energji elektrike në këto vende.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›