Kredi 3 vjeçare me interesa të ulta për fermerët
Autori i Lajmit: Red.Fondi i Financimit Rural, (FFR) ka kredituar deri tani rreth 40 mijë fermerë në të gjithë vendin, me shuma nga 1 deri 5 mijë USD, për zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor.Burime nga FFR bënë të ditur se kreditë e dhëna kanë afat 3-vjeçar dhe interes të ulët. Ato janë përdorur kryesisht nga fermerët për blerjen e kafshëve bujqësore, pajisjeve të ndryshme të mekanikes dhe ngritjen e serave.Fondi Financiar Rural, si pjesë e ndarë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, mbështetet nga Banka Botërore, Fondacioni FIDES, Banka e Shqipërisë, si dhe shoqatat e ndryshme me të cilat bashkëpunon. FFR, parashikon që për vitin 2008, fondi për kreditimin e fermerëve të rritet, kundrejt vitit 2007.
Aktualisht projekti i FFR po zbatohet në të gjithë vendin në rreth 100 komuna e 236 fshatra.FFR, parashikon, që gjatë këtij viti të krijojë 40 shoqata të reja të kursim kreditit, me qëllim shtimin e kredive veçanërisht për ndërtimin e serave të reja, kultivimin e vreshtave dhe pemëve të tjera frutore etj
Ky lajm është publikuar: 22/10/2007