E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 150 mjekë e 300 infermierë në shërbim të komunitetit

Autori i Lajmit: Red.
Të paktën 150 mjekë dhe 300 infermierë janë në shërbim të banorëve të komunave dhe fshatrave të rrethit të Korçës, duke mbuluar kështu të gjitha kërkesat dhe nevojat e komunitetit.
“Mbulimi me shërbim shëndetësor, nëpërmjet mjekut të familjes, është një nga përparësitë e drejtorisë së kujdesit shëndetësor parësor në rrethin e Korçës”, tha dje Merita Kroi, drejtoreshë e kësaj drejtorie.Aktualisht, shtoi ajo, shërbimi i mjekut të familjes është i pranishëm në të gjitha komunat kryesore të rrethit të Korçës, madje edhe në ato më të largëtat në zonat malore, ndërsa është i kompletuar shërbimi me inferimere thuasje në të gjithë fshatrat.Një problem, sipas saj, është krijuar prej gati një muaji në komunën e Lekasit, nga e cila është larguar mjeku që shërbente atje prej disa vitesh. Kroi sqaroi se edhe kjo komunë nuk ka mbetur pa shërbim mjekësor, pasi aty është dërguar të punojë në ditë të veçanta mjeku i caktuar për komunën e Voskopojës
Ky lajm është publikuar: 22/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›