E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi per te shmangur humbjet e ujit te pijshem

Berat- Qyteti i Beratit perfiton nga projekti per furnizimin me uje te pijshem per Shqiperine e Mesme. Rreth 600 mije euro kredi nga banka gjermane KFW do te investohen per linja te reja te furnizimit me uje te pijshem dhe vendosjen e matesve. Prej disa muajsh ka nisur zbatimin nje projekt per Ndermarrjen e Ujesjellesit Berat, me investim te qeverise shqiptare dhe asaj gjermane. Zbatimi ka nisur muaj me pare, me vendosjen e rreth 940 matesve, kryesisht ne lagjen periferike Uznove dhe ditet e fundit me shtrirjen e linjes se re, stacioni i pompave depo numer 4. Segmenti eshte rreth 2 km i gjate, Sipas inxhinierit qe ndjek punimet, Lorenc Bami, projekti parashikohet qe te perfundoje ne muajin qershor te ketij viti. Ky investim do te ule ne menyre te ndjeshme humbjet ne rrjet dhe do permiresoje furnizimin e popullates me uje te pijshem nga vendburimi i Bogoves.
E.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›