E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet fillimi i punes per sistemimin e dy kuartalleve te qytetit

Bashkia e Durresit prish ndertimet pa leje qe bllokonin hapesirat midis pallateve ne lagjen nr. 16, ndersa pritet qe aksioni te zhvendoset edhe ne lagjen nr. 18 te qytetit. Qellimi eshte realizimi i projektit te institucionit vendor pas perurimit dhe fillimit te sistemimit, asfaltimit dhe gjelberimit te kuartalleve ne dy lagjet, qe synon gjelberimin e hapesirave. Ne kete aksion te inspektoratit te ndertimit te Bashkise Durres diten e djeshme, merrte pjese edhe kryetari Vangjush Dako dhe zyrtare te tjere. Kryetari i Bashkise, Vangjush Dako, deklaroi se, "bashkia eshte ne vazhden e punes se saj sipas premtimit qe u ka bere qytetareve per permiresimin e infrastruktures se qytetit dhe ne kete kuader do te prishen edhe ato ndertime pa leje qe nuk mbrohen nga asnje ligj". Ne lagjen nr. 16, pas prishjes se shume gardheve, garazheve apo vendstrehimeve, aksioni ka vijuar edhe me prishjen e nje magazine, qe ishte ndertuar si shtese pallati, e po keshtu edhe dy shtesa te katit te pare te pallateve, qe sherbenin si oborr dhe si dhome banimi. Sipas drejtorit te inspektoratit te ndertimit ne bashki, Albert Doda, aksioni do te vazhdoje me prishjen e te gjitha kioskave dhe shtesa lokalesh, qe ndodhen ne perimetrin e jashtem te lagjes. Me nje fond prej 28,5 milione lekesh po prishen 650 meter kub mur betonarmeje, do te kryhen punime drenazhimi, punime ndricimi, punime gjelberimi, ku do te krijohen lulishte, ne te cilat do te mbillen rreth 200 peme te llojeve te ndryshme si dhe do te shtohen rreth 60 vende te tjera parkimi brenda kater muajve.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›