E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gruaja dhe vajza sajuan denoncimin"

Tirane - Prokuroria ka lexuar te gjitha provat qe dispononte per incestin e babait te cilesuar si "monster", i cili eshte akuzuar nga e bija 22-vjecare se, per 11 vjet me radhe, e ka dhunuar seksualisht e fizikisht, deri ne shkaktim te vetevrasjes. Por, i menjehershem ka qene reagimi ne sallen e gjyqit te Gjykates se Tiranes, dje gjate mases se sigurise ndaj Ramadan I., 58-vjecarit te arrestuar kater dite me pare ne Kamez. "Nuk e kam prekur vajzen time dhe nuk kam kryer marredhenie seksuale me te", eshte shprehur i dyshuari per tre akuza, ndersa nuk ka pasur zbutje te mases, duke mbetur ne qeli ne "arrest me burg". Deshmia eshte dhene para gjyqtares se gatshme, Fiqerete Mullaj, ndersa i pyetur per denoncimin dhe historine, 58-vjecari e ka quajtur nje hakmarrje e sajese te bashkeshortes se tij, Shpresa I., 43 vjece dhe vajzes 22-vjecare.
Avokati mbrojtes i ka kerkuar gjykates lirimin e menjehershem te klientit, pasi akuzat jane te sajuara nga te afermit e tyre. Mbrojtesi sqaroi se denoncimi ka ardhur prej bashkeshortes, vetem dy dite pasi ky e kishte kapur ne flagrance ne nje lidhje jashtemartesore. Por pretendimet e avokatit jane hedhur poshte nga akuza, e cila beri te ditur se ende nuk ka prova per pretendimet e te pandehurit. Ramadan I., u denoncua kater dite me pare nga vajza e tij e dyte. Sipas prokurorise, 22-vjecarja ka deshmuar se i ati per 11 vite me radhe ka abuzuar me te seksualisht, duke ushtruar dhune fizike ndaj saj dhe te emes per te mos treguar lidhjen ne gjini. Perballe dy deshmive te kunderta, Gjykata e Tiranes vendosi ta lere ne qeli 58-vjecarin, deri ne perfundim te hetimeve dhe pergjigjes se ekspertizes mjeko-ligjore qe pritet te dale pas disa javesh. Ramdan I., akuzohet per veprat penale te "marredhenieve seksuale ne gjini, ose nen kujdestari", "shkaktimi i vetevrasjes se mbetur ne tentative" dhe "demtimeve te tjera me dashje". I dyshuari u ndalua mengjesin e te shtunes nga policia e Kamzes dhe zyra e Luftes Kunder Krimeve Seksuale ne Tirane.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›