Kredi të vogla nga Hungaria
Hungaria pranon ta ndihmojë Shqipërinë me disa projekte kredish të vogla. Për këtë qëllim, sot do të zhvillohet një aktivitet me synim prezantimin e Marrëveshjes për Krijimin e një Programi Kuadër për Bashkëpunim Financiar ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Hungarisë, e cila ka në thelb mbështetjen financiare të një sërë projektesh me prioritet të lartë, nëpërmjet marrëveshjesh të veçanta kredie me terma koncensionale.
Projektet, të cilat do të jenë objekt i zbatimit të kësaj marrëveshjeje, do të përzgjidhen nga qeveria e Shqipërisë dhe do të realizohen nga eksportues hungarezë. Delegacioni hungarez përbëhet nga përfaqësues të Bankës Hungareze Eksport-Import ("Eximbank") dhe të shtatë kompanive hungareze më të suksesshme që operojnë në rajon. Në aktivitet janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga disa ministri, Departamenti për Strategjinë dhe Koordinimin e Donatorëve në Këshill të Ministrave, si dhe përfaqësues nga disa bashki.