Një histori e shkurtër e gripit
1- Gjatë shekujve të fundit, bota
ka përjetuar epidemi të rënda gripi
një herë çdo 30, 40 vjet. Tani, me
shpërthimin e gripit të derrave në
Meksikë, Zelandën e Re dhe Shtetet
e Bashkuara, ekspertët mjekësorë
pyesin veten nëse bëhet fjalë për
valën e radhës epidemike. Para
se të zbuloheshin vaksinat, gripi
merrte jetën e miliona njerëzve.
Gripi spanjoll i vitit 1918 me
përmasa planetare "vrau" 50 milionë
njerëz, një numër ky më i madh
se i personave që u vranë gjatë
Luftës së Parë Botërore. Vaksinat
u shpikën në Shtetet e Bashkuara
në vitin 1944, por çdo herë që virusi
pëson mutacion në një formë të
panjohur aq herë ai godet sistemet
imunitare të papërgatitura
2- Hipokrati (460-370
para Krishtit)
Mjeku grek, që njihet rëndom si
"babai i mjekësisë" në shkrimet e
tij ka përshkruar edhe simptomat
e gripit, por nga ajo epokë nuk
kemi asnjë lloj dokumenti për
ndonjë epidemi masive. Kjo deri
në vitin 1580, kur Mbreti Filip II
nisi mbretërimin në Spanjë. Sipas
shkencëtarëve trupat ushtarake
të mbretit ishin përgjegjësit
kryesorë për përhapjen e një
virusi gripi vdekjeprurës në pjesët
e tjera të Evropës
3- Në 1700 bota
përjetoi 3 epidemi
gripi masive dhe
dy epidemi të tjera.
Pavarësisht se mjekët
u përpoqën që të
bënin maksimumin
e mundshëm për
kohën, ata nuk kishin
shumë informacione
për virusin e gripit.
Disa mendonin se
ai përhapej edhe
përmes marrëdhënies
seksuale. Kjo e
vështirësoi shumë
mjekimin dhe
parandalimin e tij
4- Epidemitë e gripit
vazhduan edhe gjatë
shekullit të 19-të, ndërkohë
që qytetet rriteshin dhe
popullsia shtohej e mbi të
gjitha në epokën kur u rrit
ndjeshëm edhe tregtia mes
vendeve të ndryshme të
botës. Një epidemi gripi,
ajo e vitit 1837, ishte aq e
rreptë, saqë vdekjet nga
gripi tejkaluan numrin e
lindjeve në Angli, ndërkohë
që në Barcelonë biznesi u
mbyll për shumë muaj. Një
tjetër grip ishte edhe ai i vitit
1890 në Rusi që mendohet
se erdhi nga Kina dhe u
përhap në të gjithë Evropën
dhe Shtetet e Bashkuara
5- Viti 1918 nuk do
të harrohet kollaj për
shkak të epidemisë
më të madhe të gripit
të regjistruar deri më
tani. Për disa kjo është
epidemia më e rëndë
e të gjithë historinë
e njerëzimit. Në të
gjithë botën, nga kjo
epidemi humbën jetën
50 milionë vetë. Vetëm
në Spanjë vdiqën 8
milionë. Kjo statistikë
rrëqethëse tejkaloi
disafi sh edhe numrin
e të vrarëve nga Lufta
e I Botërore, që kishte
përfunduar atë vit
6- Me kalimin
e viteve,
shkencëtarët
kanë mësuar
shumë gjëra në
lidhje me gripet
dhe epidemitë e
tyre dhe mësuan
si të izolonin
laboratikisht
shumë viruse
vdekjeprurëse.
Prej kësaj lindën
edhe tentativat
për krijimin e
vaksinave të para
7- Viti 1957 shënoi përhapjen e
epidemisë së gripit aziatik. Por në
këtë epidemi u arrit një sukses,
sepse virusi u lokalizua shpejt
dhe si pasojë doli edhe vaksina.
Megjithatë, numri botëror i
viktimave shkoi në 2 milionë
8- Ndërsa në shekullin e ri një
nga epidemitë më të mëdha
ishte ajo e gripit të shpendëve që
u zbulua në disa ferma të Koresë
së Jugut. Qeveria mori masa të
menjëhershme duke vrarë dhe
groposur shumë shpezë në të
gjithë vendin
ka përjetuar epidemi të rënda gripi
një herë çdo 30, 40 vjet. Tani, me
shpërthimin e gripit të derrave në
Meksikë, Zelandën e Re dhe Shtetet
e Bashkuara, ekspertët mjekësorë
pyesin veten nëse bëhet fjalë për
valën e radhës epidemike. Para
se të zbuloheshin vaksinat, gripi
merrte jetën e miliona njerëzve.
Gripi spanjoll i vitit 1918 me
përmasa planetare "vrau" 50 milionë
njerëz, një numër ky më i madh
se i personave që u vranë gjatë
Luftës së Parë Botërore. Vaksinat
u shpikën në Shtetet e Bashkuara
në vitin 1944, por çdo herë që virusi
pëson mutacion në një formë të
panjohur aq herë ai godet sistemet
imunitare të papërgatitura
2- Hipokrati (460-370
para Krishtit)
Mjeku grek, që njihet rëndom si
"babai i mjekësisë" në shkrimet e
tij ka përshkruar edhe simptomat
e gripit, por nga ajo epokë nuk
kemi asnjë lloj dokumenti për
ndonjë epidemi masive. Kjo deri
në vitin 1580, kur Mbreti Filip II
nisi mbretërimin në Spanjë. Sipas
shkencëtarëve trupat ushtarake
të mbretit ishin përgjegjësit
kryesorë për përhapjen e një
virusi gripi vdekjeprurës në pjesët
e tjera të Evropës
3- Në 1700 bota
përjetoi 3 epidemi
gripi masive dhe
dy epidemi të tjera.
Pavarësisht se mjekët
u përpoqën që të
bënin maksimumin
e mundshëm për
kohën, ata nuk kishin
shumë informacione
për virusin e gripit.
Disa mendonin se
ai përhapej edhe
përmes marrëdhënies
seksuale. Kjo e
vështirësoi shumë
mjekimin dhe
parandalimin e tij
4- Epidemitë e gripit
vazhduan edhe gjatë
shekullit të 19-të, ndërkohë
që qytetet rriteshin dhe
popullsia shtohej e mbi të
gjitha në epokën kur u rrit
ndjeshëm edhe tregtia mes
vendeve të ndryshme të
botës. Një epidemi gripi,
ajo e vitit 1837, ishte aq e
rreptë, saqë vdekjet nga
gripi tejkaluan numrin e
lindjeve në Angli, ndërkohë
që në Barcelonë biznesi u
mbyll për shumë muaj. Një
tjetër grip ishte edhe ai i vitit
1890 në Rusi që mendohet
se erdhi nga Kina dhe u
përhap në të gjithë Evropën
dhe Shtetet e Bashkuara
5- Viti 1918 nuk do
të harrohet kollaj për
shkak të epidemisë
më të madhe të gripit
të regjistruar deri më
tani. Për disa kjo është
epidemia më e rëndë
e të gjithë historinë
e njerëzimit. Në të
gjithë botën, nga kjo
epidemi humbën jetën
50 milionë vetë. Vetëm
në Spanjë vdiqën 8
milionë. Kjo statistikë
rrëqethëse tejkaloi
disafi sh edhe numrin
e të vrarëve nga Lufta
e I Botërore, që kishte
përfunduar atë vit
6- Me kalimin
e viteve,
shkencëtarët
kanë mësuar
shumë gjëra në
lidhje me gripet
dhe epidemitë e
tyre dhe mësuan
si të izolonin
laboratikisht
shumë viruse
vdekjeprurëse.
Prej kësaj lindën
edhe tentativat
për krijimin e
vaksinave të para
7- Viti 1957 shënoi përhapjen e
epidemisë së gripit aziatik. Por në
këtë epidemi u arrit një sukses,
sepse virusi u lokalizua shpejt
dhe si pasojë doli edhe vaksina.
Megjithatë, numri botëror i
viktimave shkoi në 2 milionë
8- Ndërsa në shekullin e ri një
nga epidemitë më të mëdha
ishte ajo e gripit të shpendëve që
u zbulua në disa ferma të Koresë
së Jugut. Qeveria mori masa të
menjëhershme duke vrarë dhe
groposur shumë shpezë në të
gjithë vendin