E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekët e CEZ mbërrijnë në Tiranë për OSSH-në

Aksi Tiranë-Pragë dhe anasjelltas ka patur dje një fluks vizitorësh të rëndësishëm, për arsye të ndryshme, por që në thelb kishin konkretizimin e planit afatgjatë. Kryeministri Berisha mbërrin në Pragë paradite e djeshme për të dorëzuar aplikimin si vendet kanditat e BE-së, kurse drejtuesit më të lartë të CEZ vijnë në Tiranë, rreth drekës, për të konkretizuar privatizimin e OSSH-së. Duke uruar për suksesin e arritur në disa reforma, zv.presidenti i Bordit Drejtues të CEZ, Tomas Pleskac, tha gjatë gjatë takimit em median se planet e kompanisë çeke për zhvillimin e sktorit energjetik janë të mëdha. Cez u shpall fituese për ofertën 102 milionë euro, e cila mundësoi blerjen e 76 për qind të aksioneve të OSSH-së, kontrata është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe pritet dekretimi i saj nga ana e Presidentit të Republikës. Pleskac tha, se "CEZ ndodhet në fazën e verifikimit të situatës në terren, dhe së shpejti do të marrë vendime rreth mënyrës së menaxhimit të kompanisë", lidhur me rritjen e çmimit të energjisë, drejtuesit e CEZ deklruan se vendimi i takon ERE-s, pas propozimeve që do të bëhen në muajin nëntor 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›