E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga te riut, iu gjeten dy pistoleta

TIRANE - Nje i ri eshte kapur me dy pistoleta pa leje, qe nga hetimet ka dale se njeren ia kishte blere nje te mituri. Policia e Tiranes ka bere te ditur gjate dites se djeshme se, eshte bere arrestimi ne flagrance nga efektivet e Komisariatit numer 3, i Rinor Osmanajt, 23 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane, i denuar me pare per "vjedhje". Sipas policise, arrestimi i tij eshte bere pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij, iu gjet nje pistolete tip "TT" model 54 si dhe dy kreher, te cilet jane sekuestruar si prove materiale. Gjate hetimeve ka rezultuar se, pistoleten i arrestuari ia kishte blere per shumen 20 mije lekeve, nga i mitur Markelian C. Por gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e ketij te fundit, u gjend edhe nje tjeter pistolete tip "TT" model 54 si dhe nje kreher me nje fishek model 54. Dosja ndaj te arrestuari i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, nen akuzen e "prodhimit dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve". A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›