Stone e Douglas, kthim me “Wall Street”
Michael Douglas rikthehet ne rolin e Gordon Geko. Ne krah te tij, Shia LaBeouf dhe Carey Mulligan. “Wall Street: Money never sleep” mberrin edhe per publikun shqiptar. Filmi i shumepritur, nen regjine e Oliver Stone dhe me protagoniste Michael Douglas, Shia LaBeouf e Carey Mulligan, ka nisur te shfaqet ne kinema “Millennium”. “Wall Street”, nje prodhim i vitit 2010, mban nentituliln “Parate nuk flene kurre”. Ashtu sikurse regjisori dhe heroi i filmit nuk kane ndryshuar nga filmi i vitit 1987, edhe historia e Gordon Geko vazhdon aty ku mbeti 23 vite me pare. Geko del nga burgu pasi eshte shpallur fajtor per nje sere mashtrimesh ne Wall Street. Askush nuk e pret jashte, por ndonese ndihet i vetmuar, eshte i etur qe te rifitoje gjithçka qe ka humbur gjate viteve te burgut. Ka shkruar kujtime, botimi i te cilave e risjell ne qender te vemendjes dhe shume shpejt fillon nje epoke e re per te. Ai eshte serish prane dhe pse jo brenda Wall Street. Nderkohe, vajza e tij, e cila ka refuzuar qe ta takoje, eshte fejuar me nje nepunes te ri ne burse, Jakob Moore. Ështe pikerisht ky personazh qe lidh dy rruget e rendesishme ne jeten e Gekos, rindertimit te marredhenieve me vajzen dhe realizimit te projekteve te tij. Per te paren here, Oliver Stone i kthehet nje vepre filmike. Praktika e ka treguar se keto jane veprime te rrezikshme, por sipas te dhenave te para, me sa duket jo per Oliver Stone. Financieri i filmit te vitit 1987, qe u burgos per krimet e tij, 23 vjet me pas i ngjan nje njeriu te bindur ndaj fatit te tij, por shume shpejt ngjarjet precipitojne dhe spekulimi duket si nje semundje e keqe, nga e cila nuk mund te heqesh dore lehte. Ashtu si dhe ne filmin e pare, Stone nuk heq dore nga akuza e tij kundrejt pushtetit politik dhe ekonomik, ashtu sikunder nuk heq dore nga linjat sentimentale te narracionit, duke vene personazhin e tij kryesor ne nje plan te gjere. Stone nuk harron te ndertoje skena groteske, ku nuk mungon autoironia. Filmi transmeton qarte mesazhin e regjisorit, qe eshte nevoja e nje raporti etik mes njeriut dhe parase.