Grabitet banka në mes të ditës, rrëmbehet 1 milion lekë
Ngjarja ndodhi rreth ores 13:40, kur dy persona u futen ne ambientet e bankes duke marre rreth 1 milion leke. Autoret shfrytezuan momentin e drekes, si dhe angazhimin e policise ne stadiumin e qytetit ku po luhej nje ndeshje. Pas njoftimit, blute mberriten ne vendngjarje, ndersa deshmitaret treguan se grabitesit ishin me arme te tipit kallashnikov, si dhe te maskuar. Grabitja ndodhi ne degen e “Raiffeisen Bank”, prane ish-zyres se punesimit, ne afersi te kryqezimit te Transballkanikes. Sipas deshmitareve, dy personat te veshur me te zeza, te maskuar dhe te armatosur kane dale nga nje rrugice dhe me pas u futen me shpejtesi ne banke. Njeri nga dy personat u drejtoi armen punonjesve duke i kercenuar se kush do te bente tentative te levizte, do te vritej. Personi tjeter ka marre parate, te cilat ishin ne sportelet e bankes dhe me pas te dy u larguan me shpejtesi. Nje nga punonjesit ka mundur te shtype sinjalin e alarmit, çka beri qe policia te mberrinte shume shpejt ne vend. Duke ndier rrezikun e kapjes nga policia, autoret hodhen disa metra larg bankes armen tip kallashnikov, disa rroba dhe nje çante, ku ndodhej nje sasi lekesh. Me pas, ata jane larguar ne mes te lagjes ne kembe. Policia rrethoi zonen, por pa mundur te kape dy grabitesit. Me pas u bene procedurat perkatese, ku blute moren gjithe gjurmet e lena ne banak, ne dorezat e dyerve, ne armen automatike, si dhe ne rrobat dhe parate e gjetura disa metra larg filialit. Nderkaq, nje prove materiale jane edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurise. Policia shoqeroi gjithe stafin e bankes qe eshte ndodhur ne momentin e grabitjes, si dhe 5 persona, banore te lagjes. Gjithashtu, eshte marre ne pyetje dhe roja i sigurise se bankes. Ai, por edhe punonjesit e tjere, pohuan se ne deren e bankes eshte futur fillimisht nje person i maskuar me rroba te zeza, kapele dhe syze te erreta. Direkt pas tij, eshte futur personi tjeter, i cili u drejtoi automatikun. Ata kane mbetur te shtangur, pa guxuar te reagojne. Personi tjeter mblodhi parate dhe me pas ata u larguan me shpejtesi. Policia nuk konfirmoi mbreme se sa ishte shuma e parave te hedhura nga grabitesit ne rruge.
VLORE/ QEMAL BIRAKU