Kredia, bankat në udhëkryq
24/03/2011 Rritja e çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës rrit normën bazë të lekut në 5,25 për qind
Fullani: Rritja vjetore e kredisë në janar 9.8%. Shoqata: Kreditë me probleme 14,5%
Bankat mbeten dorështrënguara për kreditimin e bizneseve dhe qytetarëve, sado që kërkesa prej tyre vijon rritjen. Duket se politikat e bankave për të qenë të sigurta në dhënien e kredive kanë qenë në kahe të kundërta me uljen e normave të interesit që ato kanë bërë për të thithur klientë. Banka e Shqipërisë ka pranuar se normat e interesit në tregun ndërbankar kanë marrë vlera pranë normës bazë të interesit dhe kanë shfaqur luhatshmëri të ulët, por rritja e kreditimit për janar ishte vetëm 9,8 për qind.
Kreditimi
Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, në muajin janar raportohet një rënie e kredisë nga 490, 8 miliardë lekë në dhjetor, në 490, 3 miliardë lekë në janar. Sipas Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani, kreditimi i ekonomisë po rritet me ritme të ngadalta. “Rritja vjetore e kredisë në janar shënoi 9.8%, në reflektim të njëkohshëm të kërkesës së moderuar për kredi dhe të sjelljes sezonale të saj në muajt e parë të vitit. Informacioni i marrë nga tregjet financiare dëshmon gjithashtu për prime të ulëta të rrezikut dhe të likuiditetit”, - tha Fullani.
Depozitat
Në të kundërt niveli i depozitave është rritur sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave nga 816 miliardë lekë, në 825 miliardë lekë në janar. “Ritmet e rritjes nominale të ofertës monetare u zbutën në 11.5%, duke qenë rreth 1 pikë përqindje më të ulëta se ato të muajit dhjetor. Rritja e depozitave në sistemin bankar vijon të jetë e qëndrueshme dhe gjendja e likuiditetit në të është e përmirësuar”,- theksoi Fullani. Ndërkaq, rritje pësoi edhe niveli i kredisë me probleme nga 14 për qind në fund të dhjetorit, në 14.5 për qind në janar.
Norma e interesit
Guvernatori Ardian Fullani bëri publik vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të rritur me 0.25% normën bazë të interesit që shkon në 5.25%. Sipas tij, presionet inflacioniste janë shtuar dhe çmimet e konsumit kanë pasur tendenca rritëse. “Nën ndikimin e fortë të rritjes së çmimeve norma e inflacionit kërceu në nivelin 3.2% në shkurt. Kahu i lëvizjes së inflacionit ishte i pritur dhe i komunikuar, por shpejtësia e rritjes së tij nuk ishte. Rritja në muajin shkurt u shkaktua nga rritja e çmimit të ushqimeve”, - tha Fullani. Në vlerësimin e tij rritja e çmimeve të konsumit është transmetuar edhe në rritjen e inflacionit bazë.