Tre të pandehurit lanë zbuluar eshtrat e të vdekurve
24/03/2011 Dhunimi i varreve të Boboshticës
KORÇE- Së fundi gjykata e rrethit gjyqësor Korçë ka mundur të zhvillojë seancën e parë gjyqësore në ngarkim të të pandehurve, Naum Disho, Alqi Koroveshi, dhe Luan Zaçe të cilët akuzohen për ndërtim të paligjshëm dhe dhunim të varreve të fshatit Boboshticë. Katër seancat e mëparshme kishin dështuar pasi nga ana e të akuzuarve herë mungonte njëri prej tyre dhe herë tjetri. Së fundi, ata u paraqitën në gjykatë, pas paralajmërimit që u ishte bërë se në rast mosparaqitjeje, tre të pandehurit do të merreshin me forcë nga policia. Ndoshta ishte kjo arsyeja, që ditën e mërkurë në seancën e radhës të mos mungonte asnjëri prej tyre. Në këtë seancë gjyqësore, Naum Disho, u paraqit me avokatin e vet, ndërsa dy punëtorët: Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe preferuan që rolin e mbrojtjes të kryenin vetë. Gjithsesi kjo seancë gjyqësore u ndoq me mjaft interes, pasi përbën një nga çështjet më të përfolura të rajonit të Korçës, por edhe të vetë banorëve të fshatit Boboshticë, sepse pas ndërtimeve të kryera mbi varrezat e fshatit të tyre, përveçse u dëmtuan disa varreza, u gjetën dhe eshtra të të vdekurve jashtë varreve të tyre. Sipas prokurores Irena Çunoti, në varrezat e fshatit Boboshticë ishin kryer punime të paligjshme dhe ishin dhunuar varrezat. Që të gjitha këto, tre të pandehurit i kishin kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në mbështetje të akuzës së ngritur, prokurorja Çunoti solli si prova materiale, një dokument shkresor të lëshuar nga drejtuesit e Komunës Drenovë, ku përmes së cilës vërtetohej se nga ana e kësaj komune nuk ishte dhënë asnjë leje për kryerjen e punimeve në varret e fshatit Boboshticë. Dhe megjithatë nga ana e tre të pandehurve, në varrezat e fshatit Boboshticë ishte hedhur një platformë betoni, ishte ndërtuar një korridor prej betoni, ku ishin ndërtuar edhe disa shkallë, sërish prej betoni, për të cilat ishte shpenzuar një sasi prej 55 metra kub beton.
Prokurorja Çunoti solli dhe pamje fotografike që tregonin fragmente eshtrash të mbetura sipër varreve. Dhe jo vetëm kaq: mbi eshtrat e gjetura ishte kryer edhe ekspertiza përkatëse, çka nuk linte asnjë dyshim se mbi varret e Boboshticës ishte kryer një dhunim i pastër i varrezave. Sipas prokurores, ishin gjetur 11 fragmente eshtrash që kishin mbetur mbi sipërfaqen e tokës, ndërsa gjatë kohës që ishte hedhur platforma prej betoni ishin dëmtuar edhe disa varre të tjera. Ndërkohë avokati i Naum Dishos, duke ofruar mbrojtjen e tij tha se klienti i tij nuk kishte pse të merrte lejë për ndërtimin e një platforme dhe se punimet që ishin kryer në varret e Boboshticës kishin pasur si qëllim përmirësimin e imazhit të varrezave. V. Hasani