Ndërron jetë ikona e ekranit Elizabeth Taylor
24/03/2011 Los Angeles, 23 mars – Dama Elizabeth Taylor, një nga yjet më të mëdha të filmit të shekullit XX, ka vdekur në Los Angeles në moshën 79-vjeçare. Fituesja e dyfishtë e Oskarit ka pasur një histori të gjatë me sëmundjen dhe është trajtuar për problemet me zemër. Filmat më të njohur të Taylorit përfshijnë “National Velvet”, “Cleopatra” dhe “Whos Afraid of Virginia Woolf” Ajo ishte e njohur edhe për bashkëpunimin filmik me Richard Burton, një nga shtatë burrat e saj. Në kulmin e saj, ajo është konsideruar një nga aktoret më të mëdha të botës dhe një nga gratë më të bukura.
E lindur më 27 shkurt 1932 në Londër nga dy prindër amerikanë, Tejlor u shfaq në ekran për herë të parë në vitin 1942 në moshën 10-vjeçare, në filmin “Në çdo minutë, një lindje”. Tejlor është konsideruar një nga të fundit, në qoftëse jo ylli i fundit kryesor, i ardhur nga sistemi i vjetër i studiove të Hollivudit. Dhe jo thjesht një studio, por maja e tyre: MGM. Filmat e saj të hershëm u përkasin viteve 40-të, kur ishte ende fëmijë. Por, ajo megjithatë u rrit shumë shpejt dhe në vitet 50-të ajo ishte një nga “përgjegjëset” kryesore për suksesin e filmave, ku interpretoi. Me një shumicë rolesh kryesorë në ekran, ajo tërhoqi vëmendjen anembanë botës, duke u shquar më së shumti edhe për suksesin e burrave të saj të famshëm dhe/ose të pasur dhe një sërë krizash shëndetësore përgjatë jetës së saj. Tejlor ka pasur një jetë më emocionuese dhe më dramatike se sa çdo film ku ka interpretuar.