Kredia me probleme arrin 8 miliarde leke
Portofoli i kredise me probleme edhe per kete vit ka shenuar rritje. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes se vleres se kredise qe bankat e nivelit te dyte japin per ekonomine. Sipas shifrave te bera publike deri tani nga Banka e Shqiperise, mesohet se kredia per ekonomine eshte rritur, cka kjo ka sjelle edhe rritjen e kredise me probleme. Pra duke u nisur nga stoku i kredise per ekonomine , rreth 3 per qind e saj perbehet nga kredia me probleme pra ne vlere ajo kap shifren e 8 miliarde lekeve. Shifrat me te larta te kredise me probleme e zene ajo pjese e borxheve qe bankat e nivelit te dyte kane shperndare per biznesin. Por nga ana tjeter ritmet e larta te rritjes se kerkeses per para, dhe ne vecanti ato te kredise vazhdojne te tejcojne rrezik per presionet inflacioniste ne ekonomi, ne periudhen afatmesme dhe afatgjate. Sipas te dhenave te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise pjesa e kredise ne valute ne portofolin e pergjithshem te kredise ne tremujorin e trete, ka mbetur pothuajse e pandryshuar ne krahasim me gjysmen e pare te vitit, duke deshmuar per vazhdimesine e kerkeses se larte te bizneseve per fonde ne monedhe te huaj. Nderkohe, financimi me i larte i individeve si per konsum ashtu dhe per pasuri te paluajtshme, ka zgjeruar portofolin e kredise per ta. Pra nisur nga keta faktore kredia per ekonomine eshte rritur me 20 miliarde leke. Stoku i kredise ne fund te tremujorit ishte 255 miliarde leke ose sa 27 per qind e PBB-se. Raporti i kredise per ekonomine ndaj ofertes monetare paraqitet i qendrueshem, ne 34 per qind. Po ashtu kredia ka vijuar te zgjerohet me norma te larta rritjeje prej mesatarisht 54 per qind ose 89 miliarde leke, ne terma vjetore. Pjesa me e madhe e rritjes se kredise ka ardhur si rezultat i rritjes se kerkeses se bizneseve per fonde. Niveli i kredise se re te akorduar ne muaj, mesatarisht prej 21 miliarde lekesh, ka vijuar te qendroje ne nivelet maksimale mujore.
Po keshtu, ecuria e kredise konsumatore ka treguar sezonalitet me rritje me te larte
ne muajt e veres dhe ne muajt e festave. Kredia e re konsumatore e akorduar ne
muaj, ne fillim te vitit perbente 28 per qind te kredise se re te individeve, nderkohe
qe ne fund te tij, arriti deri ne 48 per qind. Ne vendet e Eurozones kredia per individe perben 44 per qind te prodhimit te brendshem bruto dhe pasqyron nje norme rritjeje vjetore prej 8.2 per qind. Nderkohe qe ne vendet e rajonit, kredia per individe mesatarisht shenon rreth 9 per qind te prodhimit te brendshem bruto. Ne vendin tone kredia per konsumatore ze rreth 26 per te prodhimit te Brendshem Bruto dhe shenon nje rritje prej 66.6 per qind. Megjithate, kur krahasojme keto raporte midis vendeve, duhet mbajtur parasysh se zhvillimet ne borxhin e individeve kushtezohen edhe nga faktore te tjere si sistemi i taksave, termat e kredidhenies, perqindja e popullsise qe zoteron nje shtepi dhe faktore te tjere.