E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistri i kredive ne pune

Banka e Shqiperise ka filluar te operoje qe me 1 Janar 2008 regjistri i kredive, si nje instrument i cili do te mbeshtese ne menyre te ndjeshme analizen e bankave per aftesine paguese te huamarresve. Mirembajtja e regjistrit realizohet nga nje zyre e vecante ne Banken e Shqiperise. Sipas BSH-se, ne keto kushte, regjistri i kredive eshte nje mekanizem qe do te vendose ne nje nivel me te drejte treguesin rrezik/fitim qe merr persiper sektori bankar gjate kreditimit te shpejte, pra per te shperndare me mire ne kohe rrezikun e moskthimit te kredise dhe per te zgjeruar mbrojtjen e nevojshme financiare per sektorin bankar. Banka e Shqiperise kerkon ne vazhdimesi nga strukturat drejtuese te bankave tregtare, qe t'i ndjekin me kujdes zhvillimet e tregut, te forcojne sistemet e kontrollit ne institucionet e tyre, te marrin masa per te diversifikuar sa me mire burimet financiare dhe drejtimet e investimit te tyre, te zhvillojne ne vazhdimesi nje veprimtari te mirekapitalizuar dhe te monitorojne ne menyre te vazhdueshme rreziqet e saj. Nga ana e saj, Banka e Shqiperise do te vazhdoje t'i trajtoje keto ceshtje ne qender te politikes se saj mbikeqyrese. Per t'i paraprire funksionimit te regjistrit te kredive, Banka e Shqiperise botoi ditet e fundit raportin per kredimarresin, i cili eshte nje produkt i gjeneruar nga Regjistri i Kredive, ne momentin e realizimit te nje kerkese per informacion mbi nje individ apo person juridik, i cili ka aplikuar per kredi ne sektorin bankar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›