Drini kërcënon, hapen portat e hidrocentraleve
Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer frikën e përsëritjes së përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës. Të tre hidrocentralet mbi Drin janë të tejmbushur cka e ka bërë të domosdoshëm shkarkimin nga portat e tyre. Ministri i energjetikës Dritan Prifti i cili ka komunikuar vendimin e shkarkimeve tha se ata do të vazhdojnë derisa prurjet në Firzë të bien nën 700 metër kub në sekondë.
"Vendimi i Sekretaritit Teknik dhe komisionit të posaçëm është që nga Liqeni i Fierzës të shkarkohen 500 m3/sek, 450 m3/sek në Koman dhe 700 m3/sek në Vaun e Dejës. Ne kemi ndjekur situatën orë pas orë edhe gjatë natës. Ne jemi duke ndjekur situatën në vazhdimësi", tha Dritan Prifti, ministër i METE.
Por situata që rezulton shumë e frikshme për zonat e kërcënuar nga përmbytjet për KESH-in është situata më pozitive prej shumë vitesh. Sipas ministrit Prifti eksportet e energjisë po shënojnë rekorde.
"Nesër fillojmë të eksportojmë 15 milion këh energji në ditë, gjë që s’ka ndodhur ndonjëherë. çdo gjë funksionon në rregull, duke nisur që nga pajisjet, makineritë, turbinat e portat. çdo gjë është në gatishmëri dhe i gjithë personeli është i impenjuar për ta kaluar mirë këtë situatë.", vijoi Prifti.
Deri më tani korporata ka eksportuar 1.2 miliard kilovatorë energji dhe parashikimet janë që ekportet e këtij viti të jenë mbi 2 miliardë kilovatorë. Por shifrta pozitive të KESH janë shoqëruar me dëme materiale të të larta në zonën e Nënshkodres që u përmbyt 2 herë në këtë vit.
Adi Darsi < I mëparshmi