E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i parë i Bankës së Shqipërisë/Masat antikrizë gjallëruan tregun bankar

05-04-2011 / Mina Hysa

“Masat antikrizë të aplikuara nga Banka e Shqipërisë sollën rigjallërimin e tregut bankar në vend”, kështu deklaroi sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në seminarin rajonal me temë "Aspektet ligjore të bankingut qendror", organizuar nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën e Francës, Guvernatori Fullani tha se Banka Qendrore ka rishikuar në mënyrë sistematike praktikat bankare në periudhën e paskrizës. "Në kuadrin e krizës ne ngritëm një grup pune me qëllim monitorimin e efekteve të saj, ndërsa rritëm sasinë e likuiditetit të investuar, duke krijuar një ide të qartë mbi situatën, por dhe duke bindur tregun dhe publikun se BSH krijon kushtet për një likuiditet të përshtatshëm", u shpreh Fullani. Sipas tij, kjo ishte një masë shumë e rëndësishme, që jo vetëm rigjallëroi tregun ndërbankar, por dhe zhvilloi elementët e brendshëm të tij, duke i dhënë besim agjentëve se likuiditeti ekziston, bankat janë të sigurta dhe duhet të zhvillojmë aktivitetin e përshtatshëm ndërbankar. Në kuadrin e masave antikrizë, të ndërmarra nga Banka Qendrore, Fullani renditi uljen e normës bazë të interesit nga viti 2009, duke e cilësuar atë "një veprim të mirëstudiuar", si dhe rregullimin e bërë në ligjin "Për sigurimin e depozitave".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›