E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite e keqija Fullani Bankat te ulin rritjen

Bankat e nivelit të dytë nuk duhet të lejojnë që kreditë e këqia të rriten sepse kjo do të dëmtonte bizneset dhe ekonominë e vendit. Guvernatori i Bankës qëndrore ka kërkuar që një prej mënyrave që lejohet në këtë pjesë të përdoret nga bankat.

“Është i nevojshëm bashkëpunimi me klientët që ndeshin në vështirësi të përkohshme, por në rastin e kredive të pashpresë arkëtimi janë të domosdoshme kryerja e veprimeve të vendosura në kohë për ekzekutimin e garancive dhe formave të tjera të kolateralit për rikuperimin maksimal të vlerës” tha Fullani.

Duke folur për kredinë, guvernatori tha se zhvillimet jo të mira që janë vënë re gjatë mujave të fundit në ekonomi të mos ndikojnë në uljen e kredi- dhënies.

“Në veprimtarinë e kreditimit është e nevojshme të ketë një shpërndarje më të mirë sektoriale dhe një ekuilibër më të arsyeshëm midis projekteve të njësive publike dhe atyre private, midis formave të kredidhënies në lekë dhe në monedhë të huaj duke e orientuar kreditimin në favor të zhvillimit të ekonomisë vendase” tha Fullani.

Guvernatori i bëri deklaratat e tij në konferencën e 24-ët Vjetore të Grupit të Mbikëqyrësve Bankarë të Evropës Qendrore dhe Lindore, që u zhvillua në Tiranë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›