E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredite e keqija, banka ta merr pa gjyq kolateralin financiar Eglantina Nasi

Per te gjithe ata persona apo biznese, qe kane marre kredi duke i lene bankes garanci nje kolateral financiar, ky i fundit ekzekutohet prej saj pa iu drejtuar fare gjykates.

Kjo fale kushteve te reja qe permbahen ne projektligjin e ri “Per sistemin e pagesave”, miratuar dje nga deputetet e komisionit parlamentar te Ekonomise. Te cilat saktesojne se sa i perket ekzekutimit te detyrueshem te kolateralit, marresit te tij (bankes) i njihet e drejta e ekzekutimit te menjehershem te tij, pa qene e nevojshme qe te njoftoje ose te kerkoje ndihmen e ndonje autoriteti shteteror. Sikunder, i njihet edhe e drejta te pershpejtoje detyrimet e debitorit te tij ne rast mospermbushjeje te pjesshme ose te plote te tyre. Ne kete menyre, ky projektligj i ri favorizon situaten e bankave, ne rastet e kredive te keqija, te marra kryesisht nga bizneset duke lene si forme kolaterali, letra me vlere (bono thesari apo obligacione), aksione shoqerish, apo edhe para’. Te gjitha keto, mund t’i kalojne automatikisht bankes nese debitori nuk paguan kestet e kredise, pa qene nevoja qe ata te vene ne gjykate, sic ndodh ne rastet e nje marredhenie normale te kredise se papaguar. Duke e bere banken te lire te zgjidhe marredheniet problematike te kredidhenies, permes eliminimit te gjykates si hallke ndermjetese e tyre. Dhe shmangur ne te njejten kohe, mundesine per mosekzekutim te tyre, e ne menyre te terthorte, uljen e nivelit te kredive te keqija. "Projektligji per sistemin e pagesave perfshin edhe ekzekutimin e cash-it dhe te instrumentave financiare ku perfshihen pa asnje lloj kufizimi, aksionet, bonot e thesarit, obligacionet e te gjithe titujt e tjere qe mund te emetohen qofte nga pushteti vendor qofte nga pushteti qendror. Direktivat per kolateralin financiar parashikon qe ekzekutimi i tyre te jete i menjehershem, qe do te thote, nuk kerkohet nderhyrja e nje organi shteteror", ka sqaruar para deputeteve lidhur me nje fakt te tille, Besjana Bufi, drejtore Juridike ne Banken e Shqiperise. Duke shtuar se me ane te ketij projektligji, synohet edhe mbrojtja e institucioneve financiare nga humbjet financiare, si rezultat i paaftesise paguese te pales tjeter ne marreveshje. Pasi i mbron ato nga dukuria qe efekti kontaminues i problemeve financiare ne nje institucion te vetem, te percillen ne sistemin financiar ne teresi. Gjithcka, ne funksion te ruajtjes se stabilitetit financiar ne Shqiperi. Ne kete aspekt, sipas deputeteve, risite qe paraqet ky projektligj jane te dobishme, edhe pse ne dukje, ne dem te debitoreve te bankave, te cileve u merret garancia. Prandaj, ata e kane miratuar ate, duke pohuar se ne kete menyre, fuqizohet me tej sistemi bankar ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›