Kreditë e këqija rriten 5 miliardë lekë
Autori i Lajmit: red.
Bizneset kanë më shumë probleme për të shlyer kreditë që u kanë marrë bankave të nivelit të dytë. Ato janë shfaqur më problematike për të kthyer këstet e kredive brenda një muaji, duke bërë që edhe treguesi i kredive me probleme për bizneset të arrijë në rreth 10.1 për qind të totalit të portofolit të kredive. Ky tregues ndërkaq sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë për individët përllogaritet rreth 7.3 për qind. Kreditë me probleme përfshijnë të gjitha kreditë me vonesa që tejkalojnë një muaj. Statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se si rezultat i rritjes së shpejtë të kredive me probleme me 16.8 për qind apo 5.3 miliardë lekë, në kushtet kur portofoli i kredive shfaq rritje modeste prej 1.05 për qind, treguesi i kredive me probleme ndaj totalit të portofolit arriti 8.73 për qind, nga 7.55 për qind në fund të muajit mars të këtij viti.
“Cilësia e portofolit të kredisë sipas monedhave, ndryshe nga zhvillimet e tremujorit të parë të vitit, dallon përkeqësimin më të shpejtë të portofolit në monedhë të huaj, duke tejkaluar nivelin për lekun dhe duke e çuar treguesin në 8.84 për qind nga 8.5 për qind për kredinë në lekë”, - thekson raporti i Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Analiza e cilësisë së kredisë sipas degëve të ekonomisë dallon sektorët e industrisë përpunuese dhe të tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë, veçanërisht për shkak cilësisë së dobët të portofolit të kredisë dhënë këtyre sektorëve dhe peshës së konsiderueshme të tyre në ekonomi. Kështu, në muajin korrik, kreditë me probleme zunë 9 për qind të portofolit, ndërsa ne qershor ishin 8.7 për qind. Ndërkaq, kreditë e humbura kapën shifrën 11.1 miliardë lekë, ose rreth 85 milionë euro në muajin gusht, shumë kjo rreth 487 milionë lekë më shumë se sa ajo e muajit korrik. Treguesi i kredive me probleme në muajin gusht të vitit të kaluar ndërkaq, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ishte vetëm 4.1 për qind e totalit të portofolit të kredive. Kjo situatë reflekton problemet me të cilat i përballi kriza ekonomike jo vetëm bizneset, por edhe familjet shqiptare. Gjithsesi, ekspertët e Bankës Qendrore vlerësojnë se bankat e mëdha kryejnë mbulim më të mirë ndaj rrezikut indirekt të kredisë nëpërmjet luhatjeve të pafavorshme të kursit të këmbimit kundrejt bankave të mesme dhe të vogla, ndërsa të gjitha grupbankat duket të kenë ulur ekspozimin e tyre ndaj këtij rreziku. Gjithashtu, vihet re një rritje e kredisë ovërdraft për bizneset, që do të thotë se kërkesa për likuiditete vijon të ketë qëndrueshmëri. Gjatë tremujorit të dytë të vitit në vijim të trendit të atij paraardhës, kredia për bizneset është rritur më shpejt, konkretisht me 1.3 për qind ose 3.3 miliardë lekë, kundrejt rritjes me vetëm 0.5 për qind ose 750.6 milionë lekë të kredisë për individët.
Si rezultat i rritjes së shpejtë të kredive me probleme me 16.8 për qind apo 5.3 miliardë lekë
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009