Rikthehen masivisht depozitat, më shumë besim te bankat
Autori i Lajmit: red.
Muaji gusht i këtij viti ka shënuar një masivitet të rikthimit të depozitave në sistemin bankar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se stoku total i depozitave, u rrit me rreth 25 miliardë lekë, (ku 90 për qind e tyre ishin euro), ose me rreth 4 për qind, duke shënuar rritjen më të madhe mujore gjatë këtij viti. Ecuria mujore ishte madje më e mirë se në muajt përkatës të një viti më parë (në gusht 2008 depozitat u rritën me rreth 20 miliardë lekë në krahasim me korrikun 2008). Depozitat arritën në nivelin më të lartë që prej tetorit 2008, kohë kur filloi dhe tërheqja e kursimeve, si rrjedhojë e panikut të shkaktuar nga kriza financiare globale dhe që më pas, u shoqërua me një ngadalësim të ndjeshëm, apo dhe ulje të depozitave në banka. Gjithsesi të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se niveli i depozitave, mbetet rreth 19 miliardë lekë më i ulët në krahasim me gushtin e vitit 2008. Por, një zhvillim pozitiv mund të shihet në ngushtimin e diferencës mujore në krahasim me muajin korrik, ku depozitat ne korrik 2009 ishin rreth 24 miliardë lekë më të ulëta se muajin përkatës të 2008-ës.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009