Ragusis: “Shtetësi dhe e drejtë vote për emigrantët në Greqi”
Autori i Lajmit: red.
Athinë - Ndryshime të mëdha në politikën për emigracionin komunikoi përpara votëbesimit të qeverisë Papandreu, ministri i Brendshëm, Decentralizimit dhe Qeverisjes Elektronike, Janis Ragusis, gjatë fjalimit të tij në Parlament në kuadër të deklaratave programatike të qeverisë së re. Ministri Ragusis midis të tjerash, parashikoi se qeveria greke do të angazhohej në dhënien e së drejtës për të zgjedhur e për t u zgjedhur tek emigrantët, në zgjedhjet e Pushtetit Vendor dhe dhënia e shtetësisë greke fëmijëve që rriten në Greqi. Siç deklaroi zoti Ragusis, shtetësinë greke do ta marrin fëmijët që lindin në Greqi dhe që prindërit e tyre jetojnë në këtë shtet për një periudhë të caktuar kohe, por edhe fëmijët që ndjekin shkollën greke për një kohë të arsyeshme. Në lidhje me të drejtën e votës, ajo do t u jepet emigrantëve të brezit të dytë dhe të gjithë atyre që kanë plotësuar 5 vjet qëndrimi në Greqi, në përputhje me ligjet që ndjekin vendet e tjera të Bashkimit Evropian. “Objektiv i qeverisë është që ata të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të Pushtetit Vendor”, - përfundoi ministri grek i Decentralizimit dhe Qeverisjes Elektronike, Janis Ragusis. Qeveria greke u votëbesua pas një diskutimi treditor të programit të qeverisë. Pro këtij programi votuan 160 deputetët e PASOK-ut, ndërsa kundër votuan 140 deputetët e opozitës në një votim të hapur me emër. Përpara votimit, kryeministri Jorgos Papandreu, në fjalimin e tij të dytë u dha përgjigjje kritikave që u bënë si nga konservatorët, ashtu edhe nga të majtët, gjatë shpalosjes së programit dhe paralelisht kërkoi nga të gjitha partitë “pjesëmarrje dhe përgjegjësi”. Z.Papandreu, në fillim të fjalës së tij, paraqiti qëndrimet e tij për ndryshimin e kursit të ekonomisë greke, duke thënë se “qeveria e Partisë Dre, në prag të krizës, nuk mori masa për shpëtimin e ekonomisë reale siç bënë edhe vende të tjera, por reduktoi investimet shtetërore dhe ndihmoi bankat, pa mbështetur bizneset e vogla e të mesme. Objektivi ynë, - shtoi z.Papandreu,- është një ekonomi që do të klasifikojë drejt pasurinë, por edhe të risjellim përsëri tek shtetasit besimin e humbur”. Partia DRe do të mbështesë qeverinë e re në marrjen e masave të “vështira” për popullin, nëse synojnë përballimin e drejtë të problemeve kombëtare dhe shoqërore, - theksoi gjatë fjalimit të tij kryetari (ende në detyrë) i partisë DRe, Kostas Karamanlis. Ai bëri të qartë gjithashtu, se partia DRe nuk luan me institucionet dhe do të votojë përsëri për kandidaturën e z. Karolos Papulias për President të Republikës.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009