Zhduket inxhinieri bërthamor, Irani akuzon SHBA- në
Autori i Lajmit: red.
Teheran
- Hije misteri kanë rënë mbi fatin e një shkencëtari iranian që konsiderohet i humbur dhe i përfshirë në programin bërthamor të Teheranit. Shahram Amiri u zhduk në qershor në Arabinë Saudite ku ndodhej për të marrë pjesë në një pelegrinazh. Autoritetet iraniane kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për përfshirje në zhdukjen e tij, por nuk kanë konfirmuar lajmet se Amiri ishte një shkencëtar. “Kemi gjetur dokumente që provojnë ndërhyrjen e SHBA-së në zhdukjen e Shahram Amirit në Arabinë Saudite”, - deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Manoucher Mottaki, i cili ka hedhur akuza edhe ndaj Arabisë. Si kundërpërgjigje, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion mbi këtë çështje. “Kjo çështje nuk është aspak e njohur për ne”, - ka deklaruar zëdhënësi Ian Kelly.
Nipi i Stalinit padi “Novaja Gazetës” për shpifje
Moskë - Nipi i Josif Stalinit ka paditur në gjykatën ruse një gazetë liberale ruse, e cila, sipas tij, ka publikuar shpifje ndaj diktatorit sovjetik. Jevgeni Xhugashvili mohon lajmin e publikuar në gazetë se Stalini urdhëroi personalisht vdekjen e qytetarëve sovjetikë. Një gjykatë në Moskë ka pranuar të trajtojë çështjen ndaj gazetës opozitare “Novaja Gazeta”, e cila kishte botuar një mandat vdekjeje që mbante firmën personale të Stalinit. Xhugashvili, i cili nuk ishte në seancën e parë gjyqësore që u hap ditën e djeshme, thotë se bëhet fjalë për një gënjeshtër, pasi sipas tij, Stalini nuk ka urdhëruar asnjëherë vdekjen e askujt. Ndërkohë, shumë media ndërkombëtare e shikojnë çështjen në fjalë si një fushatë të Kremlinit për të rehabilituar reputacionin e diktatorit.
Poloni: Sinjale të përziera për Traktatin e Lisbonës
Varshavë - Gjatë ditës së djeshme nga Varshava ka pasur deklarata kundërthënëse lidhur me çështjen se a do ta nënshkruajë Presidenti polak, Leh Kaçinski, Marrëveshjen e Lisbonës për reformimin e Bashkimit Evropian. Të enjten në mëngjes, një ndihmës i zotit Kaçinski tha se nënshkrimi do të bëhet këtë të diel, por i vëllai i Presidentit, Jarosllav Kaçinksi, njëherësh ish-kryeministër, më vonë ka shfaqur dyshime lidhur me deklaratën se Marrëveshja do të nënshkruhet të dielën. Prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian, vetëm Polonia dhe Çekia ende nuk e kanë ratifikuar këtë traktat, i cili synon reformimin e BE-së. Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, i njohur si euroskeptik, që e kundërshton Marrëveshjen, nuk e ka vënë nënshkrimin, duke pritur derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë se a është kjo Marrëveshje në harmoni me Kushtetutën e Çekisë.
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009