Kreditë me probleme arrijnë 18,4%, bien fitimet e bankave
10/11/2011 Shoqata e Bankave: Në shtator bankat shënuan në total një fitim prej 1.3 miliardë lekësh
Kreditë me probleme arritën në 18,4 për qind të totalit të portofolit të kredisë së dhënë gjatë muajit shtator. Shqetësimet për ecurinë e këtij treguesi duket se do të vijojnë të mbeten ekzistente, pasi përkeqësimi i këtij treguesi tkurr fitimet e bankave shqiptare. Sipas informacionit të paaudituar nga Shoqata Shqiptare e Bankave, norma e kredive me probleme për shtatorin arriti në 18.4%, duke shënuar një rritje të mëtejshme nga niveli 18% i muajit gusht. Krahasuar me një vit më parë, kreditë me probleme janë rritur me 4.6 pikë përqindjeje. Kjo rritje u reflektua në një përkeqësim të rezultatit financiar të sistemit bankar, që ngelet megjithatë pozitiv. Shtimi i nivelit të kredisë me probleme nuk dëmton vetëm bankat, por edhe kredimarrësit, qofshin individë apo bizneset. Ndonëse niveli i kredisë me probleme është më i lartë tek bizneset, në krahasim me individët, përsëri bankat po preferojnë të kreditojnë sektorin privat.
Banka e Shqipërisë
Guvernatori Ardian Fullani ka deklaruar pak kohë më parë se bankat janë të shëndosha dhe nuk preken as nga rreziku i rritjes së kredive me probleme, tregues që ka arritur në 18 për qind. Kjo për shkak se sipas tij, bankat në vendin tonë arrijnë ta mbulojnë më së miri këtë tregues. “Sistemi bankar paraqitet likuid dhe i mirëkapitalizuar për të zhvilluar aktivitetin e tij të ndërmjetësimit financiar. Në përgjigje të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, normat e interesit të kredisë janë në nivele historikisht të ulëta. Por, sistemi bankar ka shtuar kujdesin në kredidhënie, në formën e qëndrimeve më kritike ndaj plan-bizneseve dhe të kërkesave më të forta për kolateral. Kjo përqasje është një reagim ndaj pasigurisë në ekonomi apo në sektorë të veçantë, por ajo reflekton gjithashtu edhe një model zhvillimi më të kujdesshëm të aktivitetit kreditues dhe të biznesit bankar. Në terma afatgjatë, ajo do të prodhojë një rritje më të qëndrueshme për ekonominë shqiptare dhe do të garantojë një sistem bankar solid e të besueshëm”,- ka deklaruar Fullani.
Fitimi i bankave
Për 9-mujorin e këtij viti, bankat shënuan në total një fitim prej 1.3 miliardë lekësh, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë kishin arritur një fitim tre herë më të lartë. Përballë rritjes së kredive me probleme dhe uljes së fitimeve, bankat kanë reaguar me forcim të kapitalizimit të tyre. Kapitali aksioner i sistemit në fund të shtatorit prekte vlerën e afro 95 miliardë lekëve, me një rritje prej 6% krahasuar me një vit më parë. Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar të dhëna të përditësuara për nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit, por sipas të dhënave më të fundit, që i takojnë muajit qershor, ky tregues ishte 14.6%, nga 12% që është minimumi i detyrueshëm rregullator.
Rigjallërimi i kredisë
Në 6 muajt e parë të vitit, kredia për sektorin privat u rrit sipas bankës së Shqipërisë me 11.5%, një ritëm ky rreth 1.5 pikë përqindje më i lartë se ai i gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar. Në ndryshim nga vitet e shkuara, aktiviteti kreditues shfaq një orientim më të madh drejt përdorimit të monedhës kombëtare. Kredia në lekë është rritur me rreth 14% deri në muajin maj. Ecuria e kreditimit vazhdon të ndikohet nga kërkesa e moderuar për kredi, ndërkohë që edhe sistemi bankar ka adoptuar praktika të kujdesshme kredidhënieje, duke mbajtur kushte të shtrënguara kreditimi për segmente të veçanta të tregut. Financimi i konsumit privat, për shembull, nëpërmjet kredisë konsumatore mbetet i ulët. Teprica e kredisë konsumatore ka shënuar një rritje vjetore të papërfillshme, me vetëm me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit 2011.
Shqipëria, pritet të ketë rritje të lartë
Rritja e ngadaltë e kreditimit dhe niveli i lartë të kredive me probleme megjithatë nuk e zbeh perspektivën afatmesme dhe afatgjatë të tregut bankar shqiptar, e cila ngelet pozitive. “Raiffeisen Research”, në analizën e saj më të fundit për tregjet e Evropës Qendrore dhe Lindore, rendit Shqipërinë si njërin nga gjashtë tregjet e rajonit që priten të kenë rritje të lartë. Sipas “Raiffeisen Research”, në Rusi, Poloni, Republikën Çeke, Rumani, Sllovaki dhe Shqipëri, kredia në vlerë nominale dhe rritja e aseteve kanë potenciale që të kalojnë rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë. Analiza megjithatë bën të qartë se mjedisi financiar në rajon do të jetë sfidues, për shkak të ngadalësimit ekonomik dhe problemeve specifike të transmetuara nga Eurozona. Por, nga ana tjetër, “Raiffeisen Research” sugjeron që kjo gjendje të mos shtyjë në masa të tepruara rregullatore, duke vendosur standarde të papërshtatshme dhe që mund t’i bëjnë tregjet bankare të Rajonit më pak tërheqëse.
TREGUESI Gusht 2011 Shtator 2011
1 Totali i mjeteve 1,078,910.3 1,094,625.4
2 Totali i huave 531,676.3 542,606.8
2.1 Hua për individë 155,036.3 154,948.7
2.2 Hua për biznes 376,640.0 387,658.1
3 Totali i depozitave 888,187.1 902,588.7
3.1 Depozita nga individë 766,423.3 778,144.1
3.2 Depozita nga biznese 121,763.9 124,444.6
4 Fitimi (kumulativ) 2,049.9 1,310.2
5 Kapitali aksioner 93,611.6 94,813.8
në %
6 Mjaftueshmëria e Kapitalit 14.64 14.6
7 ROE - Kthimi nga Kapitali 3.3 1 .9
8 ROA - Kthimi nga Mjetet 0.3 0.2
9 Hua me Probleme 18.0 18.4
10 Nr. i degëve & agjencive 548 548
11 Karta/funksion cash-i 712,575 718,988
12 Karta/funksion pagese 712,575 718,988
13 - Karta Debiti 682,109 687,597
14 - Karta Krediti 30,466 31,391
15 Nr. i ATM-ve 783 788
16 Nr. i POS-eve 4,729 4,991