E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Raiffeisen Bank”, prezente në “Big Brother 4” me “Internet banking”



“Raiffeisen Bank” ka menduar që të bëjë një fushatë promocionale ndryshe nga ato që shohim çdo ditë. “Raiffeisen Bank” në Shqipëri është prezente në shown më të famshëm, “Big Brother 4”, me shërbimin e saj më të ri elektronik “Raiffeisen Direkt” dhe kartën e kreditit. “Raiffisen Direkt” ose siç njihet ndryshe “Internet banking” u mundëson klientëve aksesin në shërbime bankare nëpërmjet internetit. Bankingu nëpërmjet Internetit u lejon klientëve të bankës të kryejnë transaksionet e tyre financiare nga shtëpia ose puna, në çdo kohë 24 orë të ditës, për 7 ditë të javës dhe 365 ditë të vitit, pa ndihmën e punonjësve të bankës. Ajo çfarë u duhet klientëve është një kompjuter dhe akses interneti ose aparat celular për të filluar pasi të jenë regjistruar njëherë si klientë të “Raiffeisen Direkt” në një nga degët ose agjencitë e Bankës. Kështu, banorët e shtëpisë së “Big Brother” do të shpenzojnë buxhetin e javës për të gjitha blerjet e tyre duke e bërë pagesën nëpërmjet shërbimit të internetit që ofron “Raiffeisen Direkt”. Secili nga banoret do të ketë llogarinë e tij personale në të cilën do t’i depozitohet buxheti personal i fituar gjatë javës. Në shtëpi do të ketë një kompjuter për të kontrolluar llogaritë e tyre dhe për të kryer veprime të tjera. Nëse banorët do të kenë nevojë për të bërë ndonjë blerje gjatë javës dhe buxheti i tyre nuk mjafton, atëherë “Big Brother” do u japë mundësinë të marrin një kredi nëpërmjet një karte krediti lëshuar nga “Raiffeisen Bank” të lidhur me llogarinë e “Big Brother”. Por banorët si kushdo tjetër, do të duhet ta paguajnë atë në javët në vazhdim nëpërmjet buxhetit që do të fitojnë nga prova e javës. “Raiffeisen Bank” në Shqipëri ka investuar mjaft në përmirësimin dhe kompjuterizimin e degëve, si dhe në zhvillimin e teknologjive që kanë ndihmuar në përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Nëpërmjet kësaj fushate të re, “Raiffeisen” tregon edhe një herë që është një bankë moderne që sheh përpara duke ofruar opsionet më të mira për klientët e saj.

14 Janar 2011

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›