E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditet sipas nivelit te diplomimit



Udhezimi me i fundit i Ministrise se Arsimit dhe Shkences percakton edhe kreditet sipas niveleve te diplomimit. Nje krediti ne studimet universitare i korrespondojne 25 ore mesimore pune te studentit - thuhet ne dokumentin qe pritet te hyje ne zbatim pas publikimit ne Fletoren Zyrtare. Sasia mesatare e punes se kryer gjate nje viti studimesh universitare nga nje student me kohe te plote eshte 60 kredite apo 1500 ore mesimore pune studenti qe perfshijne ore ne auditor dhe ore per pune te pavarur te tij. Oret per pune te pavarur te studentit zene jo me pak se gjysmen e fondit te pergjithshem te 15 000 oreve mesimore. Sipas udhezimit ngarkesa javore ne auditor per leksione seminare ushtrime dhe laboratore eshte ne intervalin e 15-25 oreve mesimore 60-minuteshe. Njohja e plote apo e pjesshme e krediteve te marra nga nje student me qellim vazhdimin e studimeve ne nje program tjeter studimi te te njejtit cikel ne te njejtin institucion si dhe ne te njejtin apo nje program tjeter studimi ne nje institucion tjeter te arsimit te larte te akredituar behet nga njesia qe pret studentin me procedura dhe kritere te percaktuara ne rregulloren mesimore te institucionit - thuhet ne udhezim. Po ashtu udhezimi percakton qe numri maksimal i kreditive te njohura ne rastin e transferimeve brenda programeve te ciklit te pare nuk i kalon 90 kredite. Kreditet e fituara ne studimet jouniversitare josekondare mund te transferohen plotesisht ose pjeserisht ne studimet e ciklit te pare sipas percaktimeve te statuteve dhe rregullave te institucionit te arsimit te larte. Numri maksimal i krediteve te njohura ne rastin e transferimeve brenda programeve te ciklit te dyte nuk i kalon 60 kredite.
Studentet e regjistruar ne nje program te doktorates te cilet kane perfunduar ose vijon ne programe studimi te ciklit te trete nuk jane te detyruar qe te grumbullojne 60 kreditet e studimeve te organizuara teorike pjese e programit te studimit te doktorates vetem nese programi i studimit te cilin ata e kane perfunduar apo vijojne ka formim teorik te njejte ose te perafert me ate te programit te doktorates. Udhezimi i MASH-it thote se per njohjen dhe transferimin e krediteve te fituara nga studentet Keshilli i Profesoreve ngre komisionet e drejtuara nga koordinatori i programit te doktorates. Komisioni shqyrtues percakton veprimtarite formuese modulet lendore dhe kreditet perkatese te cilat studenti eshte i detyruar ti fitoje nga plani i studimeve te organizuara teorike. Jane vete fakultetet institucionet e arsimit te larte qe bejne verifikimin e vleresimit periodik te krediteve te fituara nga studentet qe kane nderprere perkohesisht studimet. Po ashtu verifikohen edhe kreditet e studenteve qe kane zgjatur kohen e studimeve te percaktuar per diplomim.

LLOGARITJA E KREDITEVE
1 kredit - 25 ore mesimore pune
60 kredite per nje vit - 1500 ore mesimore pune
Per nje jave - 15-25 ore mesimore 60-minuteshe
90 kredite numri maksimal ne programin e ciklit te pare
60 kredite numri maksimal ne programin e ciklit te dyte
Per doktoraten vleresimi behet nga komisioni i ngritur nga Keshilli i Profesoreve

5 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›