E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengu im i vetem eshte djali i semure

Lodhja nga varferia dhe padrejtesite qe kane bere ne kurriz te saj tashme i kane lene vetem nje alternative qe ti jape fund jetes. E bindur ne ato qe thote vetem nje peng mendon se mund te lere ne kete bote te padrejte. shte djali i saj i semure per te cilin eshte e vetmja qe kujdeset. shte vetem im bir te cilin do ta kem peng. Askush nuk ka kush te kujdeset per te por edhe me mua gjalle dhe pa pune serish jeta e tij do te jete pa kuptim.


Ne mbijetojme dhe mbahemi me rrogen time por qenka e shkruar se as mbijetesen te mos e kemi risk ne kete bote te padrejte - pohon Veronika Ramadani e cila e shfaq trishtimin e saj ne cdo moment. Sipas saj ajo jeton ne varferi ekstreme sa eshte detyruar te dhuroje gjak per vite me radhe qe te siguroje mbijetesen e familjes. Edhe pse eshte ne moshe te thyer tashme qe mbeti papune tentoi serish te jape gjak me pagese qe te shtyje edhe ca dite te pakten me buke por as kjo tentative nuk i eci.


Shkova te Qendra e Transfuzionit te Gjakut per te dhuruar por nuk me lejuan. Me thane se nuk do te kete me dhurues me pagese dhe se une jam shume e vjeter dhe nuk mund ti plotesoj kriteret. As kjo nuk me eci dhe keshtu deshperimi mbyti serish shpirtin tim se nuk po shoh asnje rruge per te mbijetuar pohon 57-vjecarja duke shtuar se lista e borxheve ka shkuar aq e gjate sa askush nuk i jep me borxhe.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›