Telemedicina mberrijne aparaturat qe mundesojne komunikimin ne kohe reale mes mjekeve
Lizeta Duro
Kane mberritur ne QSUT aparaturat e telemedicines te cilat do te mundesojne komunikimin ne kohe reale mes mjekeve shqiptare dhe atyre te huaj mbi vendosjen dhe trajtimin e rasteve te veshtira per tu trajtuar klinikisht. Linja e telemedicines mundeson konsulta online midis homologeve gjate vizitave qe do te bejne pacientet nderhyrjeve kirurgjikale apo diagnozave te veshtira per tu trajtuar. Aparaturat e kesaj linje pritet te instalohet shume shpejt ne QSUT dhe te fillojne funksionin e tyre ne muajin dhjetor. Pra ne fund te ketij viti mjeket shqiptare do te kene mundesi te konsultohen online per sherbimet e veshtira shendetesore nepermjet linjes se quajtur telemedicine. Telemedicina nuk krijon vetem akses per trajtim me cilesor te pacienteve ne vendin tone por gjithashtu sherben si nje shkolle e madhe edukimi ne distance kualifikimi e specializimi per specialistet tane te shendetit mjeke e infermiere me kosto shume te ulet ose dhe pa kosto fare. Keshtu u shpreh gjate prezantimit te kesaj aparature ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Pas instalimit ne QSUT pajisjet do te instalohen edhe ne cdo spital tjeter rajonal te vendit keshtu rastet e urgjences se rretheve qe tani trajtohen ne spitalet e QSUT-se do te trajtohen me ane te telemedicines ne spitalin ku jane por me pjesemarrjen virtuale te mjekeve te QSUT-se.
Bashkepunimi
Kirurgjia traumatologjia kardiokirurgjia urgjenca shendetesore si goditja ne tru apo hemorragjia cerebrale kardiologjia por dhe fusha te tjera jane fushat ne te cilat do te mundesohet bashkepunimi mes mjekeve shqiptare dhe te huaj. Permes komunikimit ne kohe reale me koleget e huaj konsultimit te rasteve dhe nderhyrjeve ne distance per rastet e renda duke bere te mundur mjekimin bashkekohor te pacienteve ne vendin tone. Sipas specialisteve bashkepunimi nepermjet telemedicines krijon hapesira te medha per nje pune kerkimore shkencore gjithmone e me te thelluara. Lejon perfshirjen ne punen e perditshme te metodave te reja per caktimin e diagnozes trajtimi mjekesor. Shtrirja e aparaturave ne te gjitha spitalet rajonale te vendit e drejton gjithnje e me shume Qendren Spitalore Universitare drejt rolit te saj terciar. Shume paciente pse jo te gjithe ata qe deri dje duhet te shkonin ne klinika te specializuara jashte vendit permes telemedicines mund te trajtohen ne spitalet tona me te njejten cilesi dhe siguri nga specialistet tane nen konsulten e kolegeve te huaj por tashme me kosto shume te ulet.
Trajnimi
Jane rikthyer ne vend mjeket kryesisht drejtues te spitaleve ne rrethe qe ne shtator shkuan te trajnoheshin per perdorimin e telemedicines ne Universitetin e Arizones ne SHBA.
Mjeket kane pare nga afer se si funksionon telemedicina dhe jane informuar me procedurat e perdorimit te saj. Keto pajisje do te jene ne spitalet me te medha rajonale te vendit ne spitalin e Shkodres Durresit Fierit Vlores Korces Elbasanit etj.. Spitale qe mbulojne mbi 85 te popullsise. Kjo do te rrise fuqine diagnostike fillimisht mjeket te caktojne diagnozen dhe me pas te trajtohet i semuri. Ne rast se mjeket e spitalit rajonal nuk jane ne gjendje te trajtojne nje rast nepermjet telemedicines edhe pse trajtimi do te vazhdoje atje do te kete mbikeqyrjen e vazhdueshme te mjekeve te kryeqytetit. Trajtimi i rasteve ne Tirane do te behet vetem nese eshte e domosdoshme pra pacientet nuk do te kene nevoje te vijne nga rrethet per nje diagnoze qe mund te vendoset ne spitalin e rrethit.
5 Tetor 2010