Kreditimi, rrezik per bankat dhe ne 2008
Rritja me ritme te shpejta e kreditimit dhe efektet qe mund te shfaqe kriza ne tregjet nderkombetare dhe ne tregun vendas, jane dy shqetesimet themelore qe Banka e Shqiperise pritet t'i lajmeroje ne deklaraten e Stabilitetit Financiar, ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Mbikeqyrjes, me 13 mars. Ky dokument publikohet dy here ne vit nga Banka e Shqiperise dhe ne nje fare menyre lajmeron publikun per rreziqet qe kanosin sistemin financiar dhe ate bankar ne vecanti. Brenda sektorit te kredise, shqetesim mbetet fenomeni i dhenies se kredise ne valute. Banka e Shqiperise ka lajmeruar se, per te menjanuar rrezikun per kthimin e kredive, bankat e nivelit te dyte duhet te japin huan ne valuten qe klienti ka te ardhurat. Nese nje i interesuar per te blere shtepi me kredi e merr rrogen me leke edhe kredine duhet ta marre po ne kete monedhe. Shqetesimi i Bankes per monedhen ne te cilen kreditohet, vjen pas disa zhvillimeve ne ekonomine boterore, sidomos ne ate amerikane. Shume kliente shqiptare, qe moren kredi ne vitin 2002, zgjodhen dollarin, per shkak se, interesi i baze i valutes ne fjale ishte shume i ulet. Keshtu, interesi mujor per kredine ne dollare, sipas zhvillimeve ekonomike te 2002, i favorizonte mjaft klientet, te cilet do te paguanin me shume nese do te ishin kredituar ne leke ose ne euro. Mirepo, gjate tre vitet te fundit interesi baze i dollarit eshte rritur dukshem, duke ndikuar automatikisht ne rritjen e interesave te atyre qe zgjodhen valuten e gjelber per te marre hua. Ne tregun amerikan keto levizje kane krijuar probleme ne tregjet financiare, duke rrezikuar falimentimin e shume institucioneve kredidhenese. Ekspertet vleresojne se kthimi i kredise eshte me i garantuar kur merret ne monedhen qe ke te ardhurat. Per kete qellim, Banka e Shqiperise do te vendose se afermi ne kuadrin rregullativ mbikeqyres disa kerkesa te reja, te cilat do synojne ne menyre me te drejtperdrejte zbutjen e rreziqeve qe mban kredidhenia ne valute, vecanerisht ne ato raste kur kredia jepet per huamarres qe nuk gjenerojne te ardhura ne valute. Gjithashtu, rritja me ritme te shpejta e kreditimit te ekonomise me mbi 50 per qind ne vit, kerkon me vemendje nga bankat per shkak se, me te njejtat ritme rriten edhe klientet qe nuk mund te kthejne kredine. Per te menjanuar situatat "shok", Banka e Shqiperise ka vendosur te forcoje rolin e saj, duke krijuar nje njesi te specializuar, e cila do te fokusohet ne trajtimin e ceshtjeve te stabilitetit financiar.
Gjithashtu nje risk per vitin ne vijim konsiderohet edhe ekspozimi, pavaresisht se jo shume i madh, i sistemit tone bankar ne ate nderkombetar. Kriza ne tregjet financiare te SHBA dhe Evropes mund te jape efektet zinxhir edhe ne tregun vendas.
Fondi Monetar Nderkombetar ne nje vleresim qe i ka bere sistemit financiar te vendit tone ka vleresuar se, sistemi financiar nuk ka ndonje ceshtje te vecante qe e shqeteson tani per tani, por problem eshte rritja e kreditimit, e cili po vijon me ritme me te shpejta se sa bankat kane mundesi ta perballojne.
B.H.
Ja tre rreziqet qe kanosin sistemin bankar
-Rritja me ritme te shpejta e kreditimit te ekonomise me mbi 50 per qind ne vit, kerkon me vemendje nga bankat per shkak se, me te njejtat ritme rriten edhe klientet qe nuk mund te kthejne kredine.
-Kriza ne tregjet financiare te SHBA dhe Evropes mund te jape efektet zinxhir edhe ne tregun vendas. Sistemi bankar ne vendin tone dominohet nga Banka te huaja, te cilat jane kryesisht nga Evropa.
-Per te menjanuar rrezikun per kthimin e kredive bankat e nivelit te dyte duhet te japin huan ne valuten qe klienti ka te ardhurat. Ekspertet vleresojne se kthimi i kredise eshte me i garantuar kur merret ne monedhen qe ke te ardhurat.