Tragjedia, 8 milione leke per viktimat
Qeveria dhe Ministria e Brendshme japin ndihma financiare per familjet e viktimave te tragjedise se 6 marsit ne liqenin e Farkes, Tirane. Ministri Bujar Nishani ka firmosur dje dokumentin, pas vendimit te Keshillit te Ministrave per fondin 500 mije leke te reja per secilen prej viktimave, me qellim mbulimin e te gjitha shpenzimeve te ceremonive mortore te 16 personave. Zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se per cdo person qe ka humbur jeten do jepen 500 mije leke. Fondi i miratuar shkon ne 8 milione leke te akorduara nga ai rezerve i Ministrise se Brendshme. Vendimi ka ardhur nje dite pas vendimit te Keshillit te Ministrave, qe i dha dore ministrise per dhenie ndihme te familjeve ne Tirane dhe Berat.
"Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, sot (dje), me 7 mars 2008, urdheroi akordimin e nje fondi prej 8 milione lekesh ne ndihme te familjeve te viktimave te mbytura ne liqenin e Farkes", thane burimet zyrtare. Ky fond do kaloje ne llogarite bankare te komunave e bashkive qe i perkasin viktimat e tragjedise, me qellim dorezimin ne familje. Pas miratimit te shumes, Ministria e Brendshme ka ngarkuar Drejtorine e Pergjithshme te Emergjencave Civile, e cila do t'i ndaje parate sipas bashkive dhe komunave. Per cdo person qe ka humbur jeten ne tragjedine e liqenit, ku varka u kthye permbys, pasi ishte e mbingarkuar nga personat, do te behet dorezimi i ndihmes prej 500 mije lekesh, qe do t'u jepet familjeve nga njesite vendore ku ato banojne. Konkretisht, Bashkise Berat i eshte akorduar shuma 2,5 milione leke per viktimat e meposhtme, Majlinda Hysaj, Pellumb Hysaj, Alban Hysaj, Pranvera Nova (Blamo) dhe Erjon Blamo. Personat e mesiperm jane pjesetare te dy familjeve qe kishin ardhur ne Tirane per te festuar ditelindjen e Alban Hysajt, i cili mbushte 21 vjec.
Nderkaq nga ana tjeter, shuma me e madhe eshte akorduar per Njesine Bashkiake numer 2, e cila do te ndihmoje familjen Osmani, e cila humbi tete pjesetare te saj ne tragjedine e ndodhur dy dite me pare ne Farke. Njesise Bashkiake numer 2, Tirane, i eshte akorduar shuma prej 4 milione lekesh per viktimat e meposhtme, Halil Osmani, Hatixhe Osmani, Aurela Osmani, Elidona Osmani, Alket Osmani, Saikida Osmani, Eis Osmani dhe Rei Osmani. Gjithashtu dhe Njesise Bashkiake numer 5, po ne kryeqytetit, i eshte akorduar shuma prej 1 milion lekesh per dy viktimat e familjes Spahiu, Thelleza dhe Arlind Spahiu. Dhe komunes Farke i eshte akorduar shuma 500 mije lekesh per viktimen Afrim Dibra. Nderkaq qe fondi i dhene do te administrohet dhe do te zbatohet nga Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme. Parate do t'u shperndahen njesive vendore qe do te ndihmojne dhe familjet. Por Ministria e Brendshme nuk ka dhene vetem kete ndihme. Gjate dites se tragjedise, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i kerkoi Ministrise se Brendshme qe te merrte masa per organizimin e ceremonive te varrimit te personave qe humben jeten ne tragjedine e Farkes.
500 mije leke eshte shuma, e cila Ministria e Brendshme ka caktuar si ndihme per cdo person qe humbi jeten ne tragjedi tre dite me pare. Ata kishin festuar ditelindjen e njerit prej personave qe ishin ne varke, gjithashtu dhe ai i mbytur.
8 milione leke eshte fondi i akorduar per te gjitha familjet e tragjedise se 6 marsit. Urdhrin e ka dhene dje ministri i Brendshem, Bujar Nishani, qe do i akordohet njesive bashkiake e komunave ku banonin viktimat
5 Eshte numri i familjeve qe u preken nga kjo tragjedi ne liqenin e Farkes. Kater prej tyre ishin me lidhje farefisnore e shoqerore, ndersa nje viktime ishte edhe pronari i varkes dhe lokalit "Liqeni" ku u festua