E Diel, 1 Nëntor 2026

Perkujtohet 121-vjetori i shkolles se pare shqipe

Me rastin e 121-vjetorit te shkolles se pare kombetare shqipe dhe laike, ministri i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, pershendeti rreth 36 mije mesues te arsimit parauniversitar ne ambientet e Qendres te Kultures "Pjeter Arbnori". Kreu i dikasterit te Arsimit tha se "fryma e bashkepunimit, e kritikes, vetedija dhe idealizmi jane ato qe na duhen me shume per te ngritur lart arsimin, te ardhmen e vendit dhe te kombit". Ndersa arsimtaret i ka pershendetur edhe kryetari i Keshillit te Ministrave, Sali Berisha. Ai tha se mesuesit do te vazhdojne te stimulohen akoma me teper nga ana financiare, me rritjet e herepashershme te pagave te tyre. Ne kete ceremoni festive merrnin pjese dhe uruan festen edhe Shefik Osmani dhe Aleko Minga "mesues te Popullit", Dhori Kule, rektor i Universitetit te Tiranes, Ardian Marashi, drejtor i Qendres Shkencore Albanologjike, si dhe zyrtare te tjere arsimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›