E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne BE pa viza brenda 2009

Komisioni Evropian hapi dje bisedimet me Shqiperine per heqjen e vizave. Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, gjate vizites ne Tirane dha mesazhin se levizja e lire e qytetareve shqiptare ne vendet e Bashkimit Evropian mund te arrihet brenda vitit 2009. Nje premtim te tille, Fratini e mbeshtet ne ecurine e reformave, por dhe ne shpresen se Shqiperia do t'i realizoje kushtet e vena nga BE. Ai u shpreh optimist se ky proces me Shqiperine mund te perfundonte brenda mandatit te kreut te KE-se, Barrosos, qe perfundon ne vitin 2009. Gjate deklarimit te tij perpara medieve, Fratini e cilesoi kete mesazh si nje prove te madhe besimi ndaj Shqiperise. Por, sipas tij, vendimi per te hapur dialogun me vendin tone ka ardhur si rezultat i progresit qe ka bere Shqiperia ne reforma dhe punes se mire te ministrive ne permbushje te kritereve per liberalizimin e vizave.
"Shqiperia e meriton vleresimin tone per progresin qe ka bere. Une perputhem plotesisht me Kryeministrin, ministrin e Drejtesise, ministrin e Brendshem qe ky progres i arritur duhet te monitorohet ne menyre te vazhdueshme dhe ruajtja e ketij progresi eshte e rendesishme", vleresoi zv/presidenti i KE-se punen e qeverise per kete proces. Por, nga ana tjeter, Fratini theksoi se Bashkimi Evropian kishte kushtet e tij per te bere te mundur qe qytetaret shqiptare te kalonin pa vize ne vendet anetare te tij.
"Permiresimi i sigurise se dokumenteve, lufta kunder kriminalitetit dhe emigracionit te paligjshem, mbrojtja e kufijve te jashtem te vendit tuaj, jane pikerisht ajo cka do BE", theksoi Fratini, duke renditur keshtu edhe kushtet qe Shqiperia duhet te plotesonte per te merituar heqjen e vizave.
Ne fjalen e tij, zv/presidenti i KE-se theksoi se, ndonese Bashkimi Evropian ishte i hapur per liberalizimin e vizave per vendet e Ballkanit Perendimor, cdo vend do te vleresohej nga KE ne baze te progresit individual qe do te arrinte. Sipas tij, KE nuk i cilesonte vendet e Ballkanit Perendimor si nje pakete dhe per kete secili nga vendet do te ecte ne rrugen e vete.
"Secili vend nga ky rajon do te vleresohet mbi bazen e meritave te veta. Vendi qe do te plotesoje kerkesat me heret, do te marre me heret regjimin e lire te vizave", beri te ditur Fratini dhe vleresimin individual te KE-se per progresin qe do te bejne keto vende. Ne realizmin e kritereve te vendosura nga KE per liberalizimin e vizave me Shqiperine, Franko Fratini theksoi se rol te madh do te luante edhe bashkepunimi i forcave politike ne vend. Keshtu, sipas Fratinit, ndonese ai ishte i kenaqur me angazhimin e Kryeministrit Berisha dhe qeverise, perseri bashkepunimi politik ishte i rendesishem.
"Une jam shume i kenaqur me angazhimin shume te madh te Kryeministrit dhe te ministrave te tjere. Pervoja ka treguar se kur ka vullnet te mire politik, rezultatet mund te arrihen ne nje kohe shume te shkurter", deklaroi Fratini ne fjalen e tij. Por, sipas tij, me pare duhet te zbatohej ne menyre te plote marreveshja aktuale per lehtesimin e regjimit te vizave, duke siguruar se ai vete do t'u dergonte te gjitha konsullatave te vendeve anetare udhezime per zbatimin e marreveshjes per lehtesimin e vizave me Shqiperine.

Kushtet baze per liberalizmin e vizave:
Permiresimi i sigurise se dokumenteve (kartat e identitetit, pasaportat biometrike)
Forcimi i luftes kunder kriminalitetit ne vend dhe bashkepunim me vendet e BE-se kunder ketij fenomeni
Eliminimi i emigracionit te paligjshem dhe ripranimin e emigranteve te paligjshem
Angazhimi per ruajtjen e kufijve

Vizat, ekspertize dhe financim nga BE
Me hapjen e dialogut mes Komisionit Evropian dhe Shqiperise per liberalizmin e regjimit te vizave, pritet qe KE te nis ne vend eksperte te saj per te monitoruar edhe ecurine e detyrave vene Shqiperise. Keshtu, se shpejti pritet qe disa eksperte te KE-se te vendosen prane ministrive shqiptare, te cilet do te merren ne menyre te drejtperdrejte me plotesimin e kushteve nga ana e Shqiperise per heqjen e vizave me vendet e BE-se. Ministrite, te cilat do te jene me te monitoruarat nga ana e perfaqesuesve te Komisionit Evropian per ceshtjen e realizimit te kushteve te vena, jane ajo e Brendshme, e Drejtesise, e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Integrimit dhe e Mbrojtjes. Zyra kryesore e monitorimit do te jete ne Ministrine e Brendshme. Po keshtu, ne nje faze te dyte pritet qe Komisioni Evropian t'i akordoje nje ndihme financiare Shqiperise per permbushjen e kushteve te vena nga vete KE per liberalizimin e vizave. Ky fond do te jete i vecante dhe nuk do te jete pjese e fondeve qe KE ka derguar ne Shqiperi ne kuader te plotesimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›