"Tmerri qe perjetuam gjate punes ne morg"
Tragjedia e dy diteve me pare, qe perfundoi me mbytjen e 16 personave, te cilet sapo kishin perfunduar nje ditelindje, ka perfshire edhe stafin i Institutit te Mjekesise Ligjore, te cilet kane qene nje nder protagonistet kryesore ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje te rende. Nje nga perjetuesit dhe drejtuesit e ketij institucioni, zv.drejtori Admir Sinamati, ne nje bashkebisedim me "Koha Jone", tregon te gjithe ngjarjen, rrjedhen e saj, si jane njoftuar, ngritjen e grupeve te punes, analizimin e viktimave te liqenit, identifikimin e tyre dhe ne fund percjelljen e kufomave me makinat e funeralit per ne banesa.
Kur e keni marre njoftimin per ngjarjen e rende, qe kishte ndodhur ne Farke?
Ka qene pak pas mesnate, kur nje telefonate na ka njoftuar se nje ngjarje e rende kishte ndodhur ne kryeqytet. Na thane se ne liqenin e Farkes eshte permbysur nje varke me disa persona ne bord dhe kerkohej ndihma jone. Eshte ngritur nje grup pune, qe eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes, nderkohe qe nje grup tjeter pune eshte ngritur ne zyrat e institucionit ketu, ne mjediset e QSUT-se. Por, disa minuta pas njoftimit te pare dhe pasi policia kishte mberritur ne vendin ku kishte ndodhur aksidenti, kemi marre vesh permasat e tragjedise qe kishte ndodhur.
Sa ka vazhduar puna per identifikimin e viktimave dhe sa e veshtire ishte te shikoje njerezit qe kishin humbur te afermit qe duhej t'i identifikonin?
Ishte dicka e rende, kur shikoje njerez qe vinin ne mjediset e morgut per te identifikuar viktimat. Pjesa me e veshtire ka qene per familjen Osmani, qe kishte humbur tete pjesetare te saj, mes te cileve dhe dy femije te vegjel, binjake nga 3 vjec. Pasi u shprehnim ngushellimet per humbjet e te afermve, i shoqeronim per ne vendet ku ndodheshin trupat, qe me pas rregulloheshin dhe viheshin ne arkivole, per t'u nisur per ne banesat e tyre. Ishte dicka qe nuk e kisha perjetuar me pare, shume e dhimbshme e cila do me ngele gjate ne mendje. Kemi nisur punen ne pritjen e trupave qe ne oren 01:00, ku nje grup pune ishte ne Farke e nje tjeter ishte ketu ne Institut. Puna ka vazhduar deri ne mesdite, kur jane identifikuar dhe dy viktimat e fundit, qe me pas jane nisur per ne banesat e tyre. I gjithe stafi u shpreh ngushellimet te gjitha familjeve qe humben jeten ne kete tragjedi, e cila ka tronditur cdo familje ne Shqiperi. Ishte nje tragjedi, nuk mund te permbanim as lotet ne kete situate te rende.
Cfare ndodhi pasi u njoftuat se ne Farke, ishin mbytur me shume se dhjete persona?
Ne kete moment i gjithe stafi i Institutit eshte paraqitur ne pune dhe kemi qene ne pritje te trupave, qe do te vinin nga liqeni i Farkes. Per ne kete vend u nisen dhe makinat tona, te cilat disa minuta me vone kane sjelle dhe trupin e pare, qe kishte nderruar jete nga asfiksia, pasi kishin pire shume uje, per shkak se varka i kishte mbajtur poshte. Pasi ka mberritur trupi i pare, kemi nisur punen per nxjerrjen perfundimtare te analizave per te percaktuar dhe shkakun qe kishte cuar ne vdekjen e 16 personave, anetare te pese familjeve. Ishte nje pamje vertet rreqethese, por duhet te kryenim procedurat sa me shpejt te ishte e mundur.
Si ishte gjendja ne momentin kur keni marre vesh qe te mbytur ishin 16 persona mes te cileve dhe dy femije tre vjec, binjake?
Cdo gje qe mund te ndjeje nje njeri per femijet dhe per vdekjen e personave te tij te dashur. Ka qene nje situate e ndere, pasi 16 trupa te vdekur ne morg eshte dicka e tmerrshme. Duhej qe te merrnim kampione te gjitheve dhe t'i analizonim. Duhej te nxirrnim shkakun e vdekjes per te gjithe, pasi me pas duhej te niseshin ne shtepite e tyre, ku dhe do te kryheshin ceremonite mortore. Kemi marre kampione nga te gjithe dhe kemi pare se ne disa prej trupave kishte djegie ne pjeset e ekspozuara te trupit, si ne duar dhe ne koke. Pas analizave, dolen pergjigjet dhe keto djegie ishin bere nga benzoli, qe kishte pasur motori i varkes.
13 Eshte numri i eksperteve mjeko-ligjore qe u angazhuan me tragjedine e Farkes duke kryer analizat dhe ekspertizen e viktimave duke qendruar per 24 ore ne sherbim non-stop
Viktimat
Pranvera Blamo, 50 vjece
Erion Blamo, 20 vjec
Pellumb Hysaj, 53 vjec
Majlinda Hysaj, 46 vjece
Alban Hysaj, 21 vjec
Aurela Osmani, 30 vjece
Halil Osmani, 62 vjec
Hatixhe Osmani, 57 vjece
Eliona Osmani, 47 vjece
Alket Osmani, 24 vjec
Saikida Osmani, 22 vjece
Ejsi Osmani, 3 vjec
Rei Osmani 3 vjec
Thelleza Spahiu, 46 vjece
Arlind Spahiu, 16 vjec
Afrim Dibra, 43 vjec
Te mbijetuar
Beqir Sinani, 28 vjec
Luena Spahiu, 20 vjece
Romina Hysaj, 17 vjece