E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten dy ushtarë dhe disa rebelë

Luftimet e para u zhvilluan dje në lindje të vendit, kur ushtarët e ISAF-it, të cilët po kontrollonin një shtëpi, janë sulmuar me armë të lehta dhe me hedhje raketash nga rebelët'', deklaroi ISAF në një komunikatë. "Nga shkëmbimi i zjarrit u vra një ushtar i ISAF-it'', vijon komunikata pa dhënë detaje mbi identitetin e viktimës.

"Ushtarët e ISAF-it janë kundërpërgjigjur dhe kanë bërë thirrje, për të neutralizuar kërcënimin armik, për një mbështetje ajrore që ka hedhur tre bomba dhe ka vrarë disa rebelë'', theksoi ISAF pa saktësuar numrin e viktimave nga rebelët, konform strategjisë së re të luftës së ndërmarrë nga SHBA-ja në Afganistan.

Forca tjetër ndërkombëtare në vend, koalicioni nën komandën amerikane njoftoi se kishte vrarë dhjetra rebelë në një tjetër incident të ndodhur dje në provincën Nangarhar. Rebelët kishin sulmuar trupat ndërkombëtare dhe ato afgane, ndërkohë që ata po kryenin operacioneve kundër grupeve organizatore të atentateve kamikaze në rajon'', njoftoi koalicioni në një komunikatë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›