E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremtohet 4-vjetori i anetaresimit ne NATO Rozeta Rapushi

Shqiperia kater vjet ne NATO. Me rastin e ketij pervjetori, u zhvillua dje konferenca me teme “Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe NATO”, ku Ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha me bindje se kater vjet pas anetaresimit, Shqiperia ka nje Force te Armatosur te vogel ne numer, por eficente, moderne dhe ndervepruese. Ndersa Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, duke kujtuar fjalet e nje zyrtari amerikan tha se “Nese do kishte nje olimpiade per carmatimin, Shqiperia do te fitonte medaljet e arit, argjendit dhe te bronzit”. Ndersa shtoi se kontributi i Shqiperise ne operacionet ne Afganistan krahasuar me numrin e popullates, ze vendin e dyte ne nivel Aleance. Ne fjalen hapese te konferences, ministri Imami e cilesoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO, 4 vite me pare si nje nder arritjet me te medha qe prej themelimit te shtetit shqiptar. “Anetaresimi ne NATO, Aleancen me te madhe politiko-ushtarake te historise moderne, zgjidhi perfundimisht problemin themelor te shtetit shqiptar, ate te sigurise. Kater vjet pas anetaresimit Shqiperia jo vetem eshte me e sigurt ne planin e mbrojtjes kombetare, por ofron te gjitha garancite per nje zhvillim te sigurt”, - theksoi ministri. Duke i bere nje panorame te shkurter arritjeve themelore qe prej anetaresimit te vendit ne NATO, ministri Imami shtoi se, procesi i integrimit te plote dhe perfundimtar i FA Shqiptare ne NATO ka qene fokusi kryesor i punes kater vjecare. Ndersa procesin me te suksesshem te realizuar nga FA, ministri cilesoi ate te demontimit te municioneve te teperta. Ministri Imami theksoi se, Shqiperia eshte vendi i pare i ish-bllokut komunist qe clirohet perfundimisht nga kjo trashegimi e rrezikshme per qytetaret shqiptare, por edhe per rajonin dhe me gjere. “Gjate kater viteve jane evaduar dhe asgjesuar thuajse 100 mije ton municione duke hequr kete barre te rende, e cila ka qene dhe nje kosto e larte per Forcat tona te Armatosura. Brenda pak muajsh do te perfundoje dhe demontimi masiv i municioneve te teperta ne rruge industriale, duke e bere Shqiperine nje vend model dhe nje shembull per t’u ndjekur nga vendet e tjera qe trashegojne te njejten problematike”, - u shpreh ministri.

Dokumentar per transformimin e FA, ne kater vite ne NATO

Pas perfundimit te punimeve te Konferences “Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe NATO”, per te pranishmit u shfaq nje film dokumentar mbi transformimin dhe arritjet e shenuara nga Forcat e Armatosura ne 4 vitet e anetaresimit ne NATO. Gjithashtu, te pranishmit ndoqen nga afer ne hollin e auditoriumit te KDS-se nje ekspozite fotografike kushtuar ketij evenimenti shume te rendesishem ne historine e vendit tone. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami tha se gjate ketyre viteve eshte investuar me shume se ne te gjitha vitet e marra se bashku qe prej fillim viteve ‘90-te per modernizimin e FA. Sipas tij, gjate periudhes 2009-2013 FA kane shtuar ne inventarin e tyre pajisje moderne bashkekohore te standardeve me te perparuara perendimore, helikoptere shume-rolesh dhe anije patrulluese, armatim te lehte, sisteme vezhgimi, qendra stervitje dhe simulimi etj.

Arvizu: Te punojme se bashku, per nje aleance me te forte

I pranishem ne konferencen “Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe NATO”, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu, vleresoi rolin e Forcave te Armatosura Shqiptare, qe kane kontribuar per NATO-n edhe ne vende te rrezikshme. “Sot perjetojme 4 vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, marredheniet tona mbeten te spikatura. Forcat e Armatosura kane sherbyer globalisht ne disa prej vendeve me te rrezikshme nen komanden e NATO-s, si Bosnje, Irak e Afganistan. Anetaresimi pervec perfitimeve ka edhe detyrime, kur them se vleresoj marredhenien e hapur me Shqiperine nenkuptoj qe ne do vazhdojme ta mbeshtesim Ministrine e Mbrojtjes Shqiptare. Angazhohemi qe te punojme se bashku per perparimin e vendit, per perparimin e Shqiperise ne NATO”, - u shpreh Arvizu. Sipas tij, NATO duhet te jete nje aleance qe bashkepunon per sigurine e pergjithshme. “Kjo eshte arsyeja se pse si aleate duhet te theksojme aleancen, kjo perfshin luften ndaj terrorizmit, perhapjes se armatimeve te rrezikshme, etj. Duhet ta bejme kete, NATO mund te ruaje ende nje mbrojtje te forte. Ne vazhdojme te inkurajojme aleatet te kontribuojne fizikisht, financiarisht dhe ushtarakisht”, - shtoi diplomati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›